Vasili i sigurtë: Kjo parti karagjozësh nuk e ka të gjatë

Vasili i sigurtë: Kjo parti karagjozësh nuk e ka të gjatë

22:15, 24/04/2019
A+ Aa A-

Opozita nuk ka bërë të ditur ende mekanizmat sesi do të bllokojë zgjedhjet vendore të 30 qershorit, por për nënkryetarin e LSI, Petrit Vasili, kjo mazhorancë nuk e ka të gjatë.

I ftuar në Ora News, numri dy i LSI-së është shprehur se, do të jetë kudo ku i duhet opozitës.

 “Më ngjan si kuriozitet policesk. Gjithçka që shikoni, protestat, reagimet publike. Kemi parë dhe qeveri që thoshin Shqipëria është fanar në 1991. Por në krye as të tre muajve u shkri, jo më kjo parti karagjozësh”, është shprehur nënkryetari i LSI-së.

I pyetur se në cilën nga rrugët që do të bllokojë opozita do të përqëndrojë aksionin, Vasili është shprehur: "Jo vetëm në një. Në politikë nuk kam qëndruar kurrë në një vend. Do të jem kudo ku opozitës i duhet".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco