Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Pse nuk qëndruat edhe në parlament, edhe të protestonit? Ja si përgjigjet ish-presidenti Nishani

Pse nuk qëndruat edhe në parlament, edhe të protestonit? Ja si përgjigjet ish-presidenti Nishani

21:39, 24/04/2019
A+ Aa A-

Ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani, aktualisht kryetar i Këshillit Kombëtar të PD, i ftuar në emision "Arena" në Ora News, i është përgjigjur pyetjes se përse opozita dogji mandatet, dhe nuk zgjodhi edhe të protestonte por edhe të qëndronte në kuvend.

Sipas tij, duke parë ato që po ndodhnin në parlament dhe jo vetëm, kjo ishte e vetmja rrugë që i kishte mbetur opozitës.

Pse nuk qëndruat edhe në parlament, edhe të protestonit?

"Logjika juaj është më e sakta në këndvështrimin e parë.  Parlamenti dhe institucionet janë vendi i parë i debatit, janë të padiskutueshme. Dhe janë ABC e demokracisë. Por ne kishim eksperiencën. Kushtetuta nuk e lejonte që të zgjidhej një prokuror i përkoshëm, mazhoranca nuk e përfilli kushtetutën. Së dyti;Ligjet që miratohen në parlament, kanë kushtin që të jenë në përputhje me kushtetutën, në momentin që nuk përputhen me kushtetutën, opozita nuk ka fuqinë e kartonëve. Kushtetuta thotë që nuk lejohen të miratohen ligje me efekte financiare që të kenë fuqi prapavepruese. Ligji që u bë mbi dividentin, binte në kundërshtim të hapur me këtë, mazhoranca nuk e përfill edhe këtë. Presidenti e refuzon, mazhoranca nuk e përfill as atë, nuk ka Gjykatë Kushtetuese, dhe në këto kushte nuk ka rrugë tjetër", është shprehur ish-presidenti Nishani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Krist24/04/2019 23:27

Mire e shpjegon more zotni,po kujt ja thua?Kujtoni se nuk e din ai qe te beri kete pyetje?Nese ju kujtohet,ky bire hetuesi komunist,keshtu pyeti edhe kur avionet e droges fluturonin ,kudo neper Shqiperi.Si ka mundesi te ulen avionet ne pisten e Gjadrit-pyeste ne ate kohe,ne pozicionin e zv/ministrit te mbrojtjes-pista ka guricka,qe e bejne te pamundur uljen e tyre! Kur ne fakt,e dinte shume mire qe pista jo vetem ishte shume e pershtateshme dhe e bollshme,per avionet e droges,por bile me koleget e tij (qe sot jane minister i brendshem,apo me funksione te tjera ne PS),mbyllnin edhe radaret,qe te mos vezhgoheshin,nga policite qe kontrollonin trafikun e drograve.

Shto koment

Denonco