Rea Xhillari: Nuk kam përfituar asgjë nga Rama. Ja fakti që rrëzon pretendimet

Rea Xhillari: Nuk kam përfituar asgjë nga Rama. Ja fakti që rrëzon pretendimet

21:23, 24/04/2019

Sot ne një reagim që kishte stilin e burrit të fundit të mamasë së saj, Rea Xhillari (Rama) fyente dhe akuzonte Artur Zhejin për një lajm rozë. Por ajo që binte në sy ishte pretendimi i saj se nuk kishte asnjë përfitim nga burri i rradhës i mamasë së saj, që për momentin është kryeministër.

Ja një fakt që hedh poshtë pretendimin e saj.

Kompania e vajzës së Ramës merr qendrën e Tiranës (18/12/2016)

Emri i studios belge 51N4E ngjan i lidhur pandashmërisht me projektin pedonal të sheshit Skënderbej.

Ajo është studioja që bëri projektin e rehabilitimit si pjesë e planit urbanistik, në kohën kur Edi Rama ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Së fundi, 51N4E është shpallur fituese e tenderit për mbikqyrjen e punimeve të fazës së parë të sheshit. Është përzgjedhur mes 7 kompanive në garë, edhe pse kishte ofertën më të lartë.

AIS një OJF promotore e Open Data Albania raporton se për fazën e parë të punimeve për Rikualifikim të Sheshit Skënderbej, vlera është 527.5 milion lekë dhe Kompania Fituese Fusha shpk.

Por për mbikëqyrjen e punimeve të kësaj faze është zhvilluar gjithashtu një tender dhe “u shpall fituese kompania me ofertën më të lartë, përkatësisht 51N4E, duke refuzuar/skualifikuar gjashtë kompanitë me renditje më të favorshme sipas ofertës”.

Motivi i skualifikimit, sipas AIS që ka hulumtuar procedurat e tenderit, është mungesa e kapaciteteve teknike.

“Ky është tenderi i dytë që fiton Fusha shpk dhe shpallet fitues për mbikëqyrje punimesh po 51N4E. Edhe punimet për parkingun nëntokësor në sheshin Skënderbej kanë të njëjtën kompani implementuese dhe të njëjtën kompani mbikëqyrëse”, thotë AIS.

Por kush është 51N4E dhe cilat janë fijet që e lidhin atë me qendrën e Tiranës, tenderat e qeverisë dhe bashkisë dhe vetë kryeministrin Edi Rama?

Peter Sëinnen, drejtues i Qendrës së Arkitektëve Flamanë, këshilltar i Qeverisë Flamane dhe themelues i studios 51N4E u vu nën hetim për shkak se një tender të nismës “Atelier Albania” të Edi Ramës ia kishte dhënë një mikut të tij në konflikt interesi, edhe ai i njohur i kryeministrit shqiptar. 

Ai u akuzua se favorizoi në tenderin për studimin e fizibilitetit të projekteve në Shqipëri studion Centrum voor Stadsontëikkeling CVBA, që drejtohet nga Patrick Janssens.

Janssens, kryetar i Partisë Socialiste Flamane në Belgjikë dhe kryetar i Bashkisë së Atnëerpit ka qenë pjesë e jurisë së konkursit për projektin e “Lungomares” - shëtitores së Vlorës.

Edhe  në përzgjedhjen e Janssens në konkursin e Lungomares fijet të çojnë te 51N4E.

Emri i 51N4E ndeshet në një sërë projektesh pas të cilave është Edi Rama.

Ajo është projektuese e vilës së Ramës në fshatin Surrel, rrëzë Dajtit.

Në regjistrat e 51N4E zbulohet një lidhje familjare mes Peter Sëinnen dhe Ramës. Një prej bashkëpunëtorëve të kësaj studioje arkitekturore rezulton të jetë Rea Xhillari, vajza e Linda Bashës, bashkëshortes së kryeministrit shqiptar.

Me belgët e 51N4E  ka bashkëpunuar edhe Anri Sala, një prej miqve më të afër të Ramës (bashkëpunëtor në lyerjen e fasadave të kryeqytetit).

51N4E është edhe projektuesja e kullës shumëkatëshe (TID) të ndërtuar në rrugën Abdi Toptani nga një prej miqve të ngushtë të Ramës.

51N4E është edhe autori i projektit për galerinë COD (qendra e hapur për dialog) në katin e parë të kryeministrisë, me të cilën Rama ka dashur të impresionojë veçanërisht vizitorët e lartë të huaj.

Në maj të vitit 2016 studios belge të arkitekturës, 51N4E, i ndriti sërish fati. Ajo fitoi plot 600 mijë euro për një tender për "shërbime konsulence" për qeverinë shqiptare.

51N4E duket se ka pjesën e vet në çdo tender që ka të bëjë me sheshin që projektoi vetë në qendër të kryeqytetit, por edhe projekte të tjera të Edi Ramës.

Dhe këto para publike nuk shkojnë aspak rastësisht në xhepat e saj. /Lapsi.al (Artikull i publikuar me 18/12/2016)

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Edgar26/04/2019 16:07

Pronesia e kompanise belge nuk eshte e qarte. Rea Xhillari (vajza biologjike e Thanas Xhillarit) mund te jete bashkepronare edhe punonjese e kompanise belge. Mendoja se do ishte me e zgjuar (si i ati pedagog matematike jo algjebre sic thote Rea) e te mos reagonte ndaj lajmeve 'bombe' per te. Perkundrazi, beri ate qe nuk duhet...e ngacmoi dhe tani bie ere...

Pyetje24/04/2019 21:55

Kjo eshte punonjese apo pronare e kompanise ???

Shto koment