Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Bardhi: ‘Në 30 qershor nuk do ketë zgjedhje, por votim të njëanshëm të Ramës'

Bardhi: ‘Në 30 qershor nuk do ketë zgjedhje, por votim të njëanshëm të Ramës'

19:24, 24/04/2019
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi i ftuar në studion e ABC Neës, tha se askush nuk mund të përfaqësojë Partinë Demokratike, apo LSI-në, apo partitë e tjera të koalicionit opozitar, në një tryezë për reformën zgjedhore të mundshme.

“Ne kemi shprehur vullnetin tonë poltik që grupet kriminale të mos diktojnë qeverinë e radhës.

Kush do që kërkon të zerë vendin e opozitës apo të Partisë Demokratike në atë komision, nuk ka për ta zënë asnjëherë asnjëri prej atyre deputetëëve që janë në atë parlament. Mund të marrin pjesë në çfarëdo lloj komisoni, por ata nuk përfaqësojnë as PD-në,  as LSI-në, as opozitën. Ne nuk pranojmë asnjë produkt i cili nuk i jep zgjidhje problemit të zgjedhjeve në Shqipëri”

Bardhi foli po ashtu edhe për zgjedhjet e 30 qershorit, ku tha se atë nuk do të ketë zgjedhje por votime të njëanshme.

“Së pari nuk ka asnjë koalcion për të mos hyrë në zgjedhje. Ka një koalicion  për tu bërë bashkë në zgjedhje të ndershme.

Më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje sa kohë kryeministër është Edi Rama i cili ka vjedhur vota me kriminelët.

Shqiptarët presin që në vitin 2019 të bëhen zgjedhje dhe të jenë të lira.

Sa kohë janë kapur me përgjime përfaqësuesit më të lartë të kësaj qeverie dhe nuk është dënuar askush, ne nuk jemi të gatshëm të hyjmë në zgjedhje të tilla.

Jam i bindur që Partia Socialiste ajo e vërteta do zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Sot më të pakënaqur ndaj qeverisë Rama nuk janë vetëm demokratët, por edhe socialistët që besuan të alternativa e Ramës në vitin 2013.”, tha Bardhi

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco