Bojkotohet nga banorët, ministrja Balluku sulmon gazetarët

Bojkotohet nga banorët, ministrja Balluku sulmon gazetarët

17:43, 24/04/2019
A+ Aa A-

Ministrat Belinda Balluku dhe Blendi Klosi kanë qenë në Kolonjë, në kuadër të turit “platforma e bashkëqeverisjes”.

Por vizita e dy zyrtarëve është bojkotuar në masë nga banorët e zonës dhe takimi është zhvilluar vetëm me zyrtarë të administratës, ku përfshihen drejtori i OSHEE, drejtori i Pyjores, drejtori i Zonave të Mbrojtura.

Kjo duket se e ka nervozuar jashtë mase ministren e Energjitikës dhe Infrastrukturës, e cila është kapur edhe me gazetarët.

Në nisje të takimit, Balluku ka refuzuar të prononcohet për mediat dhe këmbëngulja e gazetares së FaxNews për ti marrë ndonjë deklaratë me sa duket e kanë nervozuar atë duke i’u drejtuar me fjalët: “Pse bërtet?”.

Ky takim vjennë një kohë kur qytetarët e Kolonjës kundërshtojnë ndërtimin e një HEC-i në këtë zonë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

vera24/04/2019 20:09

E katranosmja, fiu - fiuqe Balluku, merr ne guximin me ju hakarru Gazetares, se ka fitu luksin e sheshpsheshit te Rames!!

Shto koment

Denonco