'I kam lënë me shkrim, nëse më ndodh diçka', ja enveristët me pushtet që kërcënojnë studiuesin

'I kam lënë me shkrim, nëse më ndodh diçka', ja enveristët me pushtet që kërcënojnë studiuesin

17:05, 24/04/2019
A+ Aa A-

Agron Tufa, drejtor i Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, është përfshirë prej disa javësh në një debat me deputetin socialist, Spartak Braho, ish-deputetin Sabit Brokaj dhe ish-ambasadorin Fatos Tarifa, pasi u kujtoi me dokumente krimet e komunizmit dhe pjesëmarrjen në direkte në to.

Tufa tashmë i është drejtuar gjykatës, pasi ndihet i kërcënuar për jetën nga deputeti Spartak Braho.  

Në emisionin “Top Talk” ai tha se është i përgatitur për gjithçka dhe se ka lënë një dëshmi se nëse i ndodh diçka e keqe, dihet se kush janë autorët e sulmit.

“Kam përballë segmente shume të rrezikshme fanatike të enverizmit, të ish-armës së sigurimit të shteti dhe drejtësisë së dhunshme komuniste dhe njerëzve të veshur me imunitet. Që ndihem i rrezikuar, moralisht kjo ndihet, por ndihem edhe fizikisht. Mesazhe kërcënuese vijnë me anë të personave anonim dhe jo anonim. Kam paralajmëruar që çfarë do që të ndodhë, dihet se kush janë autorët e sulmit”, tha Tufa.

Studiuesi Agron Tufa i ka cilësuar si enveristë deputetin Braho, ish-deputetin Sabit Brokaj dhe ish-ambasadorin Tarifa, ndërsa këta të fundit këta të fundit e akuzojnë për njollosje të së shkuarës së lavdishme të luftës.

Gjatë intervistës Tufa sqaroi edhe fillesën e debati publik mes tij dhe personave të lartpërmendur.

“Pas paraqitjes së raportit vjetor në Komisionin e Ligjeve në Kuvend, bëhet mbledhja për miratimin e rezolutës. Në atë mbledhje, përveç të tjerëve ka qenë edhe deputeti Spartak Braho, që lëshoi një lumë akuzash drejt meje dhe institutit, pa pasur asnjë bazë apo fakt konkret. Në këtë mënyrë, e mora videon dhe e bëra të njohur, që të shihej se në çfarë mënyre sulmohet një institucion”, tha Tufa.

Tufa ka kërkuar gjithashtu edhe  përjashtimin e gjithë ish-sigurimsave të shtetit komunist nga administrata e tanishme.

“Ka një kapitull në raportin tim që flitet për praninë e madhe në institucionet tona të pavarura dhe varura, të administratës nga ish-sigurimsa. Janë me qindra ish-sigurimsa. 519 ish-sigurimsa janë vetëm në Policinë e Shtetit. Apeli im është që të reagojë qeveria ndaj kësaj situate”, u shpreh ai.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi 24/04/2019 18:13

Shiko keto foto dhe ato te tregojne vet se cfare jane, cfare perfaqsojne. Dallojne dukshem fytyrat e krimineleve me fytyren paqsore, fytyrat e harbuteve me fisnikun, ftyrat e plerave, me futuren e shkelqimit, fytrat e llumit, me fyren e shkelqimit. Fatkeqesisht, komunizmi ra, por komunistet vazhdojne, diktatura ra, por diktatoret vazhdojne. Vazhdojne keto pjella nga bushtra komuniste qe u shke""dhyen zyrave te partis, koridoreve , apo haleve. Keta jane mostra te se keqes, te harbutit, keto mostra i perkasin drejtesis, por fatkeqesisht, vazhdojne te jene te pandershkuar dhe me keq akoma, jane deputet, apo neper zyrat e qeveris dhe administrates. Por ne funt, ata nuk fitojne asgje, pasi ikin ne boten tjeter si qeni i ngordhur, pa asnje vlere, te baltosur dhe te mutosur.

t24/04/2019 17:56

Te vjen me te vertete keq per z.Tufa,por kur nuk i hoqi ish sigurimsat qeverisjet e pd gjate 14 vjeteve qe kishte pushtetin, nuk ka pse te prese nga rilindja qe te heqe qente e vet nga administrata.

Shto koment

Denonco