Bardhi: Zgjedhje me Ramën nuk ka, marrëveshja ishte e dështuar

Bardhi: Zgjedhje me Ramën nuk ka, marrëveshja ishte e dështuar

23:13, 23/04/2019
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, shprehu edhe njëherë bindjen e Opozitës së zgjedhje farsë më 30 qershor nuk do të ketë.

Deklaratën Bardhi e bëri nga studio e emisionit “Tempora”

“Të pretendosh që shqiptarët pas 30 vjetësh të lejojnë votime, pra durrsakët të votojnë Vangjush Dakon apo Vangjush Dakon, dhe jo të kenë zgjedhje të lira dhe të ndershme duhet të jesh shumë naiv për ta pranuar këtë lloj gjëje. Qytetarët shqiptarë do të kenë garancinë e plotë që në 30 qershor një nga pikat  e marrëveshjes së sotme është që nuk ka për të lejuar zgjedhje farsë në Shqipëri.

I pyetur nëse ka gjasa që mazhoranca ta nxjerrë opozitën në akte dhunë, Bardhi tha se “Që Rama ka një skenar dhune ndaj qytetarëve kjo është e dukshme.”

PD është në krah të zyrtarëve për të mbrojtur interesin publik. Shqiptarët nuk kanë për ta lënë fatin e tyre dhe të fëmijëve në dorë të krimit dhe qeverisë së Edi Ramës. Kjo nuk do të ndodhë.”, tha Bardhi.

Po kështu Bardhi ka folur edhe për marrëveshjen e 17 majit midis Bashës dhe Ramës të cilën e ka cilësuar si të dështuar.

Bardhi tha “se gjatë kohës kur ishte ministër teknik i PD-së, në 2017 nuk ka pasur asnjë kontakt me Edi Ramën, pasi nuk kishte besim.”

“Ne kemi formalizuar marrëdhënien mes partive të koalicionit opozitar. Nuk e keni parë se çfarë detyrash do të ketë qeveria tranzitore. Një nga vendimet që është marrë nga Këshilli i PD dhe që është konkretizuar edhe sot në marrëveshje është që partitë aleate do të marrin pjesë në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kemi përcaktuar edhe parimet, platformat.

Ne mbajmë kontaket të përditshme me qytetarët dhe i ofrojmë alternativën tonë. Qeveri pa Edi Ramën është ajo që kërkohet.

Ajo ishte një qeveri ku PD caktoi dhe propozoi disa ministra. Nush është ky rast i ngjashëm. Flitet për një qeveri tranzitore që i jepet një mandat i qartë dhe besim i plotë nga të gjitha palët. Unë si ministër teknik nuk kam pasur besimin e Edi Ramës, pavarësisht se kam qenë ministër dhe nuk kam pasur asnjë kontakt.  Marrëveshja ishte e dështuar.”, tha Bardhi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco