Denoncimi/ E arrestuan gjatë protestës, policia mban në burg protestuesin me probleme mendore

Denoncimi/ E arrestuan gjatë protestës, policia mban në burg protestuesin me probleme mendore

21:21, 23/04/2019
A+ Aa A-

Një qytetar ka denoncuar arrestimin e vëllait të tij me të meta mendore nga Policia e Shtetit gjatë protestës së 13 prillit.

I ndaluari është Edmond Bushi dhe qëndron në burg që nga ajo ditë.

Por më e çuditshmja sipas denoncuesit është fakti se nga 40 të ndaluar vetëm vëllai i tij me të meta mendore dhe dy të tjerë u lanë në burg.

Denoncimi është bërë publik nga ish-kryeministri Berisha në profilin e tij në facebook.

“Një akt tjetër kriminal i krye, krye kreut te meduzës!

Edvin Kristaq Urrejtësi urdhëron mbajtjen në burg të protestuesit me kartel mjeksore psiqiatrike. Krim politik i shemtuar! Lexoni denoncimin e familjarit dixhital. Sb”, shkruan Berisha.

“Pershendetje, ju shkruaj per nje rast shume alarmant,me protestat e 13 prillit me kane ndaluar vellain, Edmond Bushi....problemi qendron se vellain e kam me te meta mendore dhe trajtohet me kemp, me kartele mjekesore, e kane nxjerre ne gjygj dhe e kan len ne burg!!

Nuk e kuptoj se ishin te ndalur 40 veta dhe 3 prej tyre jane ndalur ne burg, nder keta te 3 eshte dhe vellai im qe eshte me kartele mjeksore, si ka mundesi qe nuk i quan nje mjek per ta verifikuar, dhe si nuk i kan marre parasysh kartelen mjeksore, kjo gjykatese qe e la ne burg a ka qene ne rregull nga mendja apo jo??

Vetem per ti then kryeministrit ja Z.kryeminister kemi burgosur njerez per protesten e 13 prillit?? Se normal sa per tja nxjerr emrin neper media per te treguar sa te forte e kemi shtetin qe denon nje person me te meta mendore!!! “

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco