‘Po sillet si Hekuran Isai’, pedagogu shpërthen ndaj Lleshajt: Diskurs i ashpër dhe provokues si asnjë ministër në botë

‘Po sillet si Hekuran Isai’, pedagogu shpërthen ndaj Lleshajt: Diskurs i ashpër dhe provokues si asnjë ministër në botë

21:07, 23/04/2019
A+ Aa A-

Pedagogu i njohur Mark Marku ka shpërthyer në akuza të forta ndaj ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, duke theksuar se është i vetmi ministër i Brendshëm në botë që përdor diskurs provokues të ashpër ndaj opozitës.

Marku tha se ministri nuk duhet të sillet si Hekuran Isai (ministër i Brendshëm i periudhës së komunizmit). Ai shtoi se Lleshaj nuk njeh liritë demokratike.

Deklarata nga Mark Marku:

Jam për beteja të forta për demokracinë. Në momentin që rrezikohet demokracia, rezistohet edhe përmes dhunës. Do të pranoja përmbysjen e një diktatori me dhunë se sa të pranoja në mënyrë të heshtur një diktaturë. Jam për institucionet. Me policinë ka pasur dhunë jo proporcionale. Nuk ka pasur arsye për të ushtruar dhunë. Forcat e policisë duhet të jenë profesioniste. Është shumë e kollajtë për të hedhur gaz. Për menaxhimin e protestave, policia duhet të gjejë metoda të tjera. Nëse populli gjuan me gurë, nuk do të gjuaj edhe policia, pasi ka forma të tjera për t’i menaxhuar.

Unë them që ministri Lleshaj të mos vihet në rolin e Hekuran Isait. E kuptoj që atje ka edhe teprime. Diskursi politik i tij është shumë i ashpër dhe provokues që nuk e ka asnjë ministër rendit në asnjë vend të botës. Një ministër rendi nuk etiketon opozitën. Një ministër Rendi thotë se do ta etiketojë opozitën si bandë.

Nuk ke nevojë të përdorësh gazin kur ata njerëz i largon pa gaz. Ka protesta në vende të tjera që janë jashtëzakonisht të dhunshme dhe policia nuk ushtron dhunë. Para dy javëve, protestuesit hynë në Parlamentin anglez dhe policia i kapi në mënyrë të kujdesshme dhe i nxori jashtë. Ata ishin të zhveshur dhe nuk mund të policia të ushtrojë të njëjtin kundërveprim; të zhvisheshin.

Ka dhunë jo proporcionale dhe kjo e bën policinë edhe më politike. Unë personalisht mendoj që një ushtarak nuk duhet të jetë

Nuk njeh të drejtat dhe liritë elementare demokratike. Është ideja e ushtarakut që kush më sulmon mua, do ta sulmoj dhe e konsideron shtetin si disa godina operacionale që do merren dhe nuk do të merren. Ndonjëherë edhe betejat ushtarake janë simbolike. Nuk ka konceptet elementare për liritë demokratike. Janë rrahur protestuesit dhe janë bombarduar me gaz.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Devria23/04/2019 23:30

Prof. Marku. Me vjen keq qe harxhoni kohen per ti dhene mend nje njeriu totalisht te politizuar sic eshte kapter Leshi. Nje miku im dikur ne vitet 90 kur une mundohesha tu mbushja mendjen disa njerzve me bindje komuniste se cfare eshte demokracia, te mirat e sistemit demokratik, miku im me thote: Koken e gomarit laje me cdo lloj shampo apo sapuni, ajo prape koke gomari mbetet. Keshtu eshte puna dhe me kapter Leshin eshte nje komunist i ketij formati qe solla ne shembullin me siper.

Shto koment

Denonco