Kriza politike dhe koalicioni opozitar, Basha pret ambasadorin e BE-së

Kriza politike dhe koalicioni opozitar, Basha pret ambasadorin e BE-së

19:26, 23/04/2019
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar këtë pasdite në zyrën e tij me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca.

Edhe pse një takim i mbyllur për mediat, në qendër të diskutimeve duket se ka qenë kriza politike në vend, ku opozita prej afro dy muajsh ka djegur mandatet dhe ka paralajmëruar se nuk do të shkojë në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër.

Takimi vjen vetëm pak orë pas zyrtarizimit të koalicionit opozitar i cili vendosi 10 pika ku në qendër janë zgjedhjet e lira.

Një nga pikat më të rëndësishme të marrëveshjes së këtij koalicioni është që “Partitë nënshkruese të këtij koalicioni do të regjistrohen në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje  të lira dhe të ndershme”, çka tregon edhe njëherë vendosmërinë e opozitës për të mos hyrë në zgjedhje me Ramën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku23/04/2019 23:56

Ky ka ardh me krujt fundin e tepsisë/tenxheres, mis prisni hajër nga një antimafjoz i penduar.

Shto koment

Denonco