VIDEO/ Basha: Zgjedhje farse në Shqipëri nuk do të ketë, largim të Edi Ramës

VIDEO/ Basha: Zgjedhje farse në Shqipëri nuk do të ketë, largim të Edi Ramës

11:59, 23/04/2019

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur mesditën e sotme pas nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit opozitar me partitë aleate.

Basha është shprehur se nuk do të ketë asnjë palë zgjedhje farsë në Shqipëri.

Kreu i opozitës theksoi se do të ketë vënie para përgjegjësisë të Edi Ramës, Dakos, Gjiknurit etj., për krimin e tyre elektoral.

Pjesë nga deklarata e kreut të opozitës, Lulzim Basha:

Kemi përfunduar paraditen e sotme nënshkrimin e marrëveshjes së koalicionit opozitar për zgjedhjet e ardhshme.

Në orët dhe ditët në vijim, ky koalicion do të shtohet me radhët e të tjerë aktorëve.

Hapi i parë është kthimi i vendimmarrjes së shqiptarëve. Nuk do të lejojmë që vullneti i shqiptarëve të drejtohet nga krimi që më pas prodhon një parlament fals, një qeveri false.

Angazhohemi për çuarjen përpara të reformës në drejtësi pa ndikime politike, por që të ofrojë një drejtësi për shqiptarët.

Zgjedhje farsë në Shqipëri nuk do të ketë pa u ndëshkuar krimi elektoral, pa u vënë para përgjegjësisë Edi Rama e bashkëpunëtorët e tij, duke nisur nga Vangjush Dako e Damian Gjiknuri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco