Fluturon avokat Ngjela: Shqipëria, pika më e nxehtë e konfliktit ruso-amerikan

Fluturon avokat Ngjela: Shqipëria, pika më e nxehtë e konfliktit ruso-amerikan

23:11, 22/04/2019
A+ Aa A-

Avokati shumë i njohur dhe shumë i ditur, Spartak Ngjela, i hedh statuset e veta në rrjetet sociale, në orët e vona të natës.

- Kjo vonesë vjen, - shprehet ai, sepse në këtë orë është piku i punës në administratën e lartë amerikane, dhe unë përpara se të shkruaj konsultohem patjetër me ta.

Dhe pikërisht, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, është realizuar prej tij, një nga statuset më të rralla, të të gjitha kohërave.

Avokati i ditur deklaroi, se ka bërë një nga zbulimet më të mëdha të shekullit ku jetojmë. Ai bën me dije për mbarë njerëzimin, se pika më e nxehtë e konfliktit ruso-amerikan, është Shqipëria.

Kjo deklaratë e avokatit të ndritur, duket se ka zënë në befasi edhe vetë Gjermaninë, që deri dje, të gjitha shërbimet e saj, nuk kishin asnjë të dhënë lidhur me faktin që Shqipëria, është në zemër të konfliktit mes Amerikës dhe Rusisë.

Ky zbulim është kaq i madh, sa ka tronditur tej mase, edhe vetë zëdhënësen e Rilindjes, Elisa Spiropalin, e cila ka lajmëruar menjëherë lart dhe ka pyetur, nëse është bërë me dije i gjati, për këto fakte kaq tronditëse. Por shqetësimi i Spiropalit nuk ka vazhduar gjatë, sepse Endri Fuga, i ka shpjeguar se ky muaj, domethënë prilli, është muaji kur avokati fluturon më lart, se çdo muaj tjetër i vitit.

Në statusin e vet, avokati i ditur, deklaron njëkohësisht, se ngritja e të gjithë shqiptarizmit, si frymë në Ballkanin Perëndimor, është interes i madh i politikës amerikane dhe asaj gjermane.

Pohimet dhe sidomos zbulimi i avokatit të ndritur në këtë status, kanë lënë pa gojë të madh e të vogël.

Për t’u qartësuar edhe më tej, lexoni patjetër pjesën e tretë të statusit të avokatit të ndritur:

Gjithsesi, tani që Parlamenti është i plotë, dhe opozita antireformë nuk është më në Parlament, politika amerikane dhe ajo gjermane e kanë të gjithë Parlamentin nën kontroll dhe prandaj kuptohet se Reforma në Drejtësi tani e më tej nuk mund të ketë më asnjë lloj smbrapsjeje dhe prandaj do ta vijojë strukturimin e saj juridik me shpejtësi.

Shqiptarët po presin me ethe pritëse reformën e premtuar nga Uashingtoni, ndërsa po kuptohet që Uashingtoni, krahas me vënien në vijë të vetë zhvillimit përfundimtar të Reformës në Drejtësi, ka filluar me rritme të shpejta edhe riarmatosjen moderne të ushtrisë shqiptare.

Të dy këta aspekte janë të lidhur me njëri-tjetrin dhe kanë një pikësynim kryesor: ngritjen e Shqipërisë dhe të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor deri në një faktor të rëndësishëm ndërkombëtar. Kjo ngritje ecën me forcë në një aspekt politik dhe ushtarak njëherësh, gjithë po në funksion të konfliktit me Moskën dhe më Beogradin. Sepse kjo do të jetë politika e njëzet vjetëve të ardhshëm.

Është kjo arsyeja që sot pika më e nxehtë e konfliktit ruso-amerikan është Shqipëria, por çështja shqiptare ka fituar.

‘Targeti rus për Shqipërinë, është shumë i vështirë’, tha me plot sarkazëm Zv/ndihmë Sekretar Shtetit amerikan, Palmer, para disa ditësh në Tiranë.

Dhe kjo është e vërteta.

/TPZ.al/Tej e këtej/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ngriva shkriva24/04/2019 15:39

Qe kur e ngriu doktori kete nuk ka shkrir me po vetem ka rrjedgur si njeri

Alfons Malo24/04/2019 09:29

o cuni i kicos fol nje fjal per babane po leri perrallat me ameriaknet e ruset se sot e dine te gjithe te verteten e nuk kane nevoj te flase si e ema e zeqos por "pastro" me argumenta babane qe ska lume qe e lan

Korabi23/04/2019 08:39

Ky ka ikur per leshe bubi. Pjelle e bllokut komunist.Akoma shefe endrra ne blloke.Av.qe nuk ka mbrojtur nje ceshtje se ka lindur.Kllaun cirku do ti shkonte me mire

sharllatani23/04/2019 08:18

Përse i bini më qafë kot avokatit anglo-sakson ? Shyqye Zotit që e kemi e na e thërrasin moderatoret e televizioneve shqiptare çdo ditë për të na zbavitur. A nuk e shihni se sa i edukuar e xhentil me femrat është Taku ? Krejtë ndryshe nga Ramë arroganti. Ju lutem zonjë , - ju drejtohet ai moderatoreve me xhentilesë, - mbylleni gojën e më dëgjoni vetëm çfarë them unë. Ju nuk merni vesh as nga drejtësia anglo-saksone e as nga politika ruse. Dëgjomëni mua se pa fjalën time nuk bën asgjë edhe FBI amerikane. - Ju të gjithë jeni "kafka të paguara nga rusët" E vetmja "kafkë" e pa paguar në botë jam unë

Daj Jaku23/04/2019 07:28

Mos u merrni më me një bir krimineli, të pjerdhur nga trutë. Aq shumë rëndësi i vë Amerika Shqipërisë sa që as ambasador nuk begenis me i caktu. Kjo sjellje e Trump për braktisje totale vjen si rezultat i sjelljeve anti amerikane të E Dramës. Kjo përkthehet si këshillë për popullin, hiqeni për bythe, apo prisni të vijmë ne ta heqim, prit gomar të mbijë bar.

dddddd :)23/04/2019 06:52

ky ka shkue per lesh .....esht bere si kasetat me shirit .qe here pas here kapte shirit.Ngjela ka nevoj per shtrim nga ana psikologjike .

Pp23/04/2019 00:32

Me debil nuk mund te kete

Loni nga fieri22/04/2019 23:45

Po ky eshte kerric ,ne Berat eshte njeri qe ben samar qe neser do vete tja porosit ngjales nje te tille do ti shkoj shume ,se ky veshgjati flet me ufot ,eshte mezalla I ditur ,biles eshte dhe astronom ekeni vene re qe I dalin te tera parashikimet,ca Ka thene I kane dale te tera punen e fallxhorit e Ka filluar qe nga 2013 po ju kujtohet .I hidhni ndonje kocke lumadhit te lozi ndonje Kumar se seshte per gje tjeter.

Askushi 22/04/2019 23:44

po cmerreni me kete te lajthitur me koh......debil dhe asgje me shume.....

Balo Bna 22/04/2019 23:28

Amerika te ktheu k/.... o avokat i leshit ,me Greqine ,Izraelin dhe Qipron nenshkroi aleance kunder Otoman Empire te Erdogan boles dhe kunder Ruseve.. Mbaj bolet e Rames ti,kur ky i fundit mbahet pas boleve te Erdoganit! Reforma e drejtesi e Sorrames do kete vetem nje rezultat...mbylljen tende ne burg 17 vjet per agjitacion e propagande...meqe ti nuk e pranon shtrimin ne Institutin e Shendetit Mendor...Se ke organizuar edhe Festivalin e 11 ti....bashke me Nefon...

Shto koment

Denonco