Fuga kritikon pezullimin e Konit: 'U shkel autonomia, gjendja në universitete shumë më keq'

Fuga kritikon pezullimin e Konit: 'U shkel autonomia, gjendja në universitete shumë më keq'

22:36, 22/04/2019
A+ Aa A-

Akademiku Artan Fuga ka folur nga studio e ‘A Show’ në News 24 edhe për pezullimin e Rektorit të Universitetit të Tiranës Mynyr Koni nga ministrja e Arsimit, Besa Shahini.

Fuga e ka cilësuar këtë pezullim si një goditje të autonomisë universitare, duke shtuar se gjendja në universitetet e Shqipërisë ka qenë keq, por është bërë edhe më keq.

“Unë s’jam këtu për të bërë propagandë politike. Mund të them se gjendja ka qenë keq dhe është bërë akoma dhe më keq. Me vendimin e ministres së Arsimit Besa Shahini për pezullim të rektorit Mynyr Koni është goditur autonomia universitare. Gjendja në universitetet e Shqipërisë ka qenë keq, por aktualisht është akoma më keq”, deklaroi Fuga.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco