Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj

Akademiku Fuga: Elita hesht, sistemi e ka nxjerrë jashtë loje intelektualin

Akademiku Fuga: Elita hesht, sistemi e ka nxjerrë jashtë loje intelektualin

22:17, 22/04/2019
A+ Aa A-

Akademiku Artan Fuga, ka komentuar sonte nga studio e ‘A Shoë’ në News 24, atë që po ndodh me elitën në Shqipëri dhe reagimet e shoqërisë shqiptare.

Për Fugën, me hapjen e vendit, elementët e modernitetit janë zbehur dhe janë ruajtur disa elementë patriarkalë.

“Para së gjithash jam pedagog dhe si i tillë detyra numër një është jo të bëj mësimin në auditor, por analizën asaj që ndodh në formimin e elitave intelektuale. Jam nga ata të cilët them se ka një kontradiktë të madhe në shoqërinë shqiptare. Rrafshi i parë është që ekonomikisht kemi një shoqëri shërbimesh paraindustriale. Në tezat e mia prej 20 vitesh mbroj këtë ide që në momentin e hapjes na ka ndodhur një gjë që elementët e modernitetit janë zbehur dhe janë ruajtur disa elementë patriarkalë, tradicionalë.

Ajo që mbizotëron tek ne janë këto lloj ekonomish. Kemi një shoqëri që kërkon të demokratizohet dhe kërkon që qytetari të gjykojë për të gjitha çështjet. Na duhet një qytetar i mirë edukuar”, deklaroi Fuga.

Fuga i është përgjigjur edhe qëndrimeve të tija kundër pushtetit

 “Nuk e besoj se jam një mendje kundër, kam një solidaritet me shtresat e shoqërisë. Nuk është vetëm pushteti në Shqipëri. Unë shikoj masën e njerëzve të thjeshtë. Mua ndonjëherë nuk mund të shkoj të qethem me para sepse këta njerëz duan të ofrojnë një dashamirësi. Me studentët kam një ostmozë dhe e treta me intelektualët që kanë marrë një goditje të fortë”, tha Fuga.

Fuga tha po ashtu se elitat në vend heshtin dhe refuzojnë politikën dhe se sistemi e ka nxjerrë intelektualin jashtë loje.

“Problemi është që kjo elitë sot në Shqipëri është e heshtur. Në Shqipëri ka mendje të mençura që janë të heshtura. Refuzon politikën. Është një sistem që intelektualin e ka nxjerrë jashtë loje. Çfarë bëjmë ne, mbyllemi brenda rretheve tona, nuk shprehemi në publik. Populli thotë ku janë intelektualët. Detyra e intelektualit nuk është të lërë punën e tij intelektuale dhe të shkojë për mitingje. Mund ta bëjë dhe këtë, jemi në një situatë të tillë”, tha Fuga.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Messi 23/04/2019 00:01

Professor Fuga fol hapur , nuk eshte se intelektualet i rrine large politikes, ata i rrine large politikes se krimit qe ka mberthyer Shtetin me ne krye Kryeministrin sharlatan Rama! Professor Fuga ky eshte realiteti ne Shqiperi dhe ju e dini shume mire, ju e dini shume mire qe per situaten e krijuar nuk eshte faji i Politikes por i Qeverise se Rilindjes. Une nuk e di pse i beni keto interpretime ne kete menyre qe i shkojne pershtat kesaj qeverisje banditeske dhe me e keqja antikombetare, por une e di qe ju professor nuk jeni budalla!

Shto koment

Denonco