Grabitja në Rinas/ Manipulimi, ja se si policia pengon avokatët të takojnë të arrestuarit

Grabitja në Rinas/ Manipulimi, ja se si policia pengon avokatët të takojnë të arrestuarit

21:07, 22/04/2019
A+ Aa A-

Një qytetar ka denoncuar faktin që Policia nuk lejon që avokatët të takojnë të arrestuarit e djeshëm të dyshuar si bashkëpunëtorë në lidhjen me grabitjen në Rinas.

Sipas denoncuesit politika po ndërhyn për të gjetur koka turku.

Denoncimi është bërë publik nga ish-kryeministri Berisha që shkruan:

‘Arrestime farse nga narkopolicia ne kuadrin e operacionit kallp “Fredi Alizoti”!

Miq, denoncohet me fakte farsa e turpshme e arrestimeve të njerëzve të pafajshëm me urdhër të Edvinit dhe Vasal Kimikut të tij, në kuadrin e operacionit “Fredi Alizoti” të grabitjes shtëtërore të shekullit në Rinas.

Te arrestuarve, pa asnje lidhje me ngjarjen, nuk ju lejohen avoketër sepse del në shesh arrestimi farsë për të maskuar grabitjen shtetërore të 10 milion eurove në Rinas.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje i nderuar! Po ju shkruaj pasi nuk kam ku mund t ju kontaktoj.E di qe do te merren gjere e gjate me arrestimet e sotme te 4 personave si te dyahuar per grabitjen e Rinasit.Ju garantoj qe politika po nderhyn per te gjetur koka turku. Nuk lejohen avokatet te sqarohen ne lidhje me akuzat. Per nje nga te akuzuarit,Oltian Veseli nuk kane asnje prove pas bastisjes se baneses dhe marrjes ne gjume te tij ne gjume pas rrethimit nga forcat e fnsh sikur te ishte kriminel.

Dhe e dini me te bukuren:te gjithe mediat shkruajne se akuza eshte i aferm me Dashamir Kupen te arrestuarin e 2 viteve me pare.E para nuk e ka te aferm sepse e njoh mjaft mire,e dyta me sa njerez te paligjshem ne jeten tone kemi te bejme,te rrime?

Te paret me politikanet te cilet jane kriminelet me te medhenj. Ky i akuzuar nuk ka qene kurre i tille dhe po e perfshijne vetem pse vellai i tij ka nje biznes ne bashkepronesi me te.Ju lutem kujdesin tuaj ne cilesimin e rastit ne fjale.Ps anonim”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

vera22/04/2019 21:29

kta policet, qe behen shkak, te denohen njerezit kot, pa avokat, duhen arrestu, dhe te mos u cohet avokat (pra, tu plotesohet ajo deshira e pengeses se avokateve)!

Shto koment

Denonco