Kolegji i kryetarëve, Basha: Nuk do të ketë zgjedhje me hajdutët Dako e Gjiknuri

Kolegji i kryetarëve, Basha: Nuk do të ketë zgjedhje me hajdutët Dako e Gjiknuri

13:57, 22/04/2019
A+ Aa A-

Zbardhen detaje nga fjalimi i kreut të PD-së Lulzim Basha në Kolegjin e Kryetarëve.

Gjatë këtij takimi të zhvilluar sot në selinë blu, Basha është shprehur se ‘zgjedhjet pa opozitën janë farsë. Ne nuk do të lejojmë më që zgjedhjet në Shqipëri t’i organizojë dhe diktojë krimi’.

Sipas kreut të opozitës, zgjedhjet nuk mund të mbahen kur ende nuk janë ndëshkuar hajdutët e votave të vitit 2017.

‘Zgjedhjet do të mbahen pasi të ndëshkohen hajdutët e votave të 2017. Me Edi Ramën dhe me Dakon e Gjiknurin në krah të tij nuk mund të ketë zgjedhje të lira as sot, as mot.

Prandaj largimi i tij i hap rrugë zgjidhjes politike që kemi kërkuar ne, opozita e bashkuar dhe legjitime e Shqipërisë, për të hapur dialogun me qeverinë e re tranzitore për masat që duhen marrë për të krijuar kushtet për zgjedhjet’.

‘Vetëm zgjedhjet e lira do t’i kthejnë legjitimitetin institucioneve, në kushtet kur Gjykata Kushtetuese nuk ekziston prej një viti e gjysëm, Gjykata e Lartë nuk funksionon, Prokuroria e Përgjithshme është e paligjshme dhe kur Parlamenti ilegjitim është kthyer në vegël te krimit dhe oligarkisë, që po grabisin dhe shkatërrojnë vendin duke mbjellë mjerim dhe pasiguri kudo’, ka thënë Basha.

Kolegji i Kryetarëve ka vendosur për mbajtjen e protestës kombëtare të 11 majit si ‘një përballje popullore për të treguar se shqiptarët refuzojnë kategorikisht të vidhen dhe të qeverisen nga krimi’.

‘Fatura do të jetë vetëm e Edi Ramës.’- është shprehur Basha, duke theksuar se ‘stabiliteti mbrohet vetëm duke mbrojtur demokracinë dhe jo duke investuar tek krimi.  

Kolegji i Kryetarëve ka vendosur edhe për përshkallëzimin e aksionit opozitar, duke nisur me protesta rajonale në akset kryesore kombëtare nga kjo e enjte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco