Edi Rama gëzon kur policia bën punën që ka për detyrë të bëjë

Edi Rama gëzon kur policia bën punën që ka për detyrë të bëjë

13:40, 22/04/2019
A+ Aa A-

Edi Rama 'gëzon si një fëmijë', kur Policia e Shtetit bën ndonjë punë të cilën e ka detyrim, përveç rasteve kur hedh gaz lotësjellës ndaj qytetarëve që protestojnë kundër qeverisë apo për ti nxjerrë nga shtëpitë e tyre.

Kështu ka bërë edhe sot Edi Rama. Është gëzuar që policia ka bërë deri tani ndalimin e 4 personave që sipas uniformave blu janë përfshirë në grabitjen e Rinasit.

‘Ndalimi i 4 personave të përfshirë në grabitjen e aeroportit,një zhvillim inkurajues në rrugën e ndalimit dhe ndëshkimit ligjor të të gjithë autorëve të krimit.

Policia e Shtetit duhet të provojë përditë se sa më shumë sulmohet e baltoset,aq më shumë rritet forca e saj goditëse’, shkruan Edi Rama në Twitter.

Image

Nuk dihen arsyet e gëzimit të Ramës, kur në fakt puna e policisë është hetimi i ngjarjeve, në rastet kur nuk ja del ti parandalojë.

Por ai ka të drejtë të gëzojë sot, kur policia është kthyer në një aneks të zyrës së tij dhe përdoret politikisht kundër opozitës apo qytetarëve që mendojnë ndryshe nga qeveria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kick back22/04/2019 15:54

Policia, jo vetëm që nuk jep siguri për popullin , por kujdeset që hadutëve, kriminelëve, grabitësve dhe trafikantëve të drogës, të mos ju ndodh asgjë e keqe. Kjo bëhet me porosi të partisë - shtet. Tepria në të gënjyer kthehet në vetvrasje për atë që dështimet i quan suksese. Enough is enough, do të thoshte amerikani.

Eliot22/04/2019 15:32

Ore dakort jam me ty une.. po leket e shqiptareve qe u grabiten ku jane.... apo ska rendesi leket pasi autoret u kapen.... Ti ke gjetur dhe ben o byrazer,nuk ke faj ,ke gjetu kete popull dele por shpejt do ta kesh fundin te hidhur mos ki merak pasi ke shume mallkime nga ky popull qe ke varferuar deri ne palce....

Shto koment

Denonco