VIDEO/ Guruja i Damian Gjiknurit rrëfen takimin me 2 jashtëtokësore

VIDEO/ Guruja i Damian Gjiknurit rrëfen takimin me 2 jashtëtokësore

13:23, 22/04/2019

Në një video që ka rreth 2500 shikime, të gurusë ku beson verbërisht ish-ministri Damian Gjiknuri, gjendet një rrëfim mbi takimin e tij me dy alienë.

Në rrëfimin përballë kamerës i Paramahamsa Sri Swami Vishwananda që mahniti bashkëshortët Gjiknuri, veçohen dy ‘rastet’, kur guruja i ka ndeshur jashtëtokësorët.

Pjesë nga rrëfimi i indianit:

 ‘Shikoni, ky univers është i madh dhe i pafundëm dhe Zoti nuk ka krijuar vetëm qëniet njerëzore. Ka krijuar një shumësi speciesh. Dhe mes tyre ka krijuar shumë qënie të tjera, vende të tjera…

Po…Nëse shikoni në civilizimin e hershëm flitet shumë për këtë…njerëz që vijnë nga planete të tjera dhe japin referenca të anijeve hapësinore etj etj. Nuk është ndonjë e re, e tashme, sot është diçka e madhe kjo gjë por dhe në kohët e vjetra gjithashtu, kanë folur për këtë gjë.

Për mua…unë mendoj… se kam ndeshur dy prej tyre. Një në Darsha dhe një tjetër në Francë, kur isha me kushëririn tim, dhe ndjeva një të thellë, tek malet, ishte një energji e çuditshme. Dhe i thashë kushëririt tim ‘Shikoje këtë. Ndjej sikur ka alienë përreth’ dhe në fakt, ditën tjetër gazeta kishte foto të gjësë.

Botë paralele… Kjo është bota e minidimensioneve, jo vetëm e një dimensioni. Pra, ekziston një botë paralele, bashkëekziston në këtë realitet. Nuk është vetëm një realitet.’

Paramahamsa Sri Swami Vishwananda  dyshohet si një mashtrues që ka alarmuar edhe shërbimet inteligjente.

Ai është vetëshpallur GURU, madje ka vizituar para disa muajsh Tiranën. Në Rinas u prit deri edhe me puthje këmbësh nga bashkëshortja e ish-ministrit Gjiknuri. /Hashtag.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Edgar 24/04/2019 00:15

Prandaj Gjiknuri donte Te bente 2 km rruget per 40 millione Euro se mendoi se do vinte Guru-ja me 2 alienet?! Haha.

Daj Jaku22/04/2019 14:12

Ky kryehajdut kujton se ne shqiptarët jemi pjerdhur komplet nga trutë prandaj kërkon të na habisë me përralla alienësh. Ky duhet të shkojë jo tek guruja por tek burgu-ja, çelsat në det, që nga aty le ta nxjerrin ata alienët e gurusë.

gjyshi i damjanit22/04/2019 13:44

Ne 2013, per zgjedhje gjyshi i Damjan Gjiknurit i kishte thene Edi Rames se Shqiperine me te çoroditur nuk ekishte pare ndonjehere. Kete e deklaronte shpesh, vete Edi Rama. Po tani qe nipi i gjyshit dhe nusja e shpise se Gjiknurve puthin kembet e indianit dhe takojne alienet, si i duket Shqiperia ketij gjyshi.

Shto koment