Opozita politike ka vetëm një opsion

Opozita politike ka vetëm një opsion

10:44, 22/04/2019
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani.

Nëse qeveria do të çojë deri në fund marrëzinë e bërjes së votimeve me organizata “leva”, siç bëri Partia e Punës në ‘91, opozita politike ka vetëm një opsion: Të bëjë thirrje për mospjesëmarrje në këto votime.

Suksesi politik i opozitës në këto kushte do të matej me sasinë e votuesve që nuk marrin pjesë në votimet farsë.

Kush e do Rilindjen dhe urren demokracinë, le të shkojë e të votojë! 200% le ta nxjerrin rezultatin.

Por kush do demokracinë duhet të përgatitet për zgjedhjet politike. Ato janë sot në agjendën e Shqipërisë.

Asnjë skenar apo opsion tjetër nuk i shton, përkundrazi i heq pikë opozitës.

Qeveria po bën ekzakt këtë gjë, pra të nxisë opozitën drejt dhunës për t’i hequr pikët që ka marrë nga keqqeverisja dhe skandalet e perjavshme të Rilindjes. Dhuna nuk pranohet nga askush. Deri më sot monopolin e dhunës e ka marrë qeveria. Ajo duhet ta mbajë deri në fundin e saj...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Hedi 22/04/2019 13:55

Pjesmarrja apo mos pjesmarrja mund dhe duhet te maten vetem duke mbet dhe qendruar heroikisht deri ne numerimin e votes se fundit ne komisionet zgjedhore se paku edhe dy-tre perfaqesues te opozites. Kjo eshte e vetmja rruge. Pra mos me marre pjese ne votime, por pa abandonuar komisionet zgjedhore.

Askushi22/04/2019 12:12

Shume e veretet qe mos pjesmarrja ne votime eshte tregues, por kush e verteton pjesmarrjen apo mos pjesmarrjen ? Komisionet zgjedhore te komanduara nga Rama. Pra pjesmarrja ne zgjedhje do te jete me e madhe se heret e tjera, do te kemi partckat opozitare ne zgjedhje, do tu japi dhe atyre ndonje bashki, ku personi do te jet rilindas, ( pra po i rames) dhe keshtu Rama vazhdone sundimin e tij demokratik .

t22/04/2019 11:14

Drejt e ke 90%,por ka nje ligj te Newtonit qe thote:veprimi ka kunderveprim.Keshtu do ndodhe edhe me dhunen e pushtetit,sa me e ashper dhuna po aq dhe kunderveprimi

Shto koment

Denonco