'Rama mori 108 shuplaka në Holandë, Haradinaj 105 duartrokitje'

'Rama mori 108 shuplaka në Holandë, Haradinaj 105 duartrokitje'

19:30, 21/04/2019

Pas reagimit të gazetarit holandez, Vincent Triest, i cili hodhi poshtë hipotezat e mazhorancës se pas votimit në Parlamentin e Holandës për rikthimin e vizave fshihet një parti raciste, ka ardhur edhe reagimi i nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vasili shkruan se, “Edi Rama mori 108 shuplaka në Holandë, Ramush Haradinaj mori 105 duartrokitje”.

Kjo pasi ligjvënësit holandezë në të njëjtën ditë votuan me 105 vota pro heqjen e vizave për Kosovën.

Postimi i plotë:

Edi Rama mori 108 shuplaka ne Holande,Ramush Haradinaj mori 105 duartrokitje!!!

Nje batalion budallenjsh te qeverise,te medias pa atdhe dhe te injorances, qe lemeris dynjane po komentojne Holanden politike dhe vendimin e saj per vizat e Shqiperise dhe per 108 votat e saj per kete vendim.

Po na tregojne per ekstremistet,racistet, armiqte holandeze,qe kane probleme mes vedi dhe ne fund e hengri qeveria e Edi Rames.

Por po keta holandeze te po atij parlamenti me 105 vota votuan per vizat ne favor te Kosoves dhe kunder kerkeses per te penguar liberalizimin e vizave te saj.

Eshte e qarte!!

Qeveria e Edi Rames mori 108 shuplaka ne parlamentin Holandez,ndersa qeveria e Ramush Haradinaj mori 105 duartrokitje po ne ate parlament.

Ja kjo eshte diferenca!! Ndaj mbyllni gojen se na e shpifet!!!

Ja çfarë shkruan gazetari Vincent Triest:

Debati i vizave dhe abuzimi me faktet në Shqipëri

"Një nga abuzimet e shumta qe po dëgjoj për vizat dhe Holandën, është që kemi të bëjmë me një “propozim nga Partia raciste e Geert Wilders”. Në fakt mocioni në parlament nuk është bërë nga anëtarët e partisë së ekstremistit Wilders. Por nga 4 partitë kryesore (Demokristianët, Partia Socialiste, Unioni Kristian dhe Liberalët). Pra kemi të bëjmë me një propozim të 3 nga 4 partitë e qeverisë.

Një tjetër fakt që nuk kemi të bëjmë me ekstremizëm, është se atë ditë u hodh poshtë propozimi që do të bllokonte liberalizimin e vizave për Kosovën. Për Shqipërinë 105 deputetë ngritën dorën, ndërsa për Kosovën 48.

Kjo për shkak se, ndryshe nga Shqipëria, për Kosovën nuk u dha alarmi nga policia dhe prokuroria holandeze”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arba21/04/2019 22:17

Kur Rilindja (jo socialistet) me Ramen kane pranuar ndonje here te verteten per zullumet e tyre ? DELET e RIlindjes te blegerijne...e VERTETA DO TRIUMFOJE ! BRAVO gazetarit hollandes per te verteten !

Daj Jaku21/04/2019 20:57

Nuk do të ishte keq ta kishim edhe ne të Shqipërisë atë Ramushin (Ram i vogël) sesa këtë Ram zullapin.

Alf21/04/2019 20:23

E para duhet ta pasqyroni fix ,hollandezet jane racista ndaj shqiptareve,pasi dhe ne votim eshte hedhur a ja fusim shqiperise dhe kosoves,jo kete rradhe po ja fusim vetem shqiperise,pra behet fjale a ha bllokojm apo jo,jo se kane shprehur ndonje konsiderate per ne apo kosoven,po varja

Shto koment