Ish-deputeti i PS sulmon Pjerin Ndreun: Servil, pa shtyllë kurrizore, lezhjanët s’duan të të shohin me sy

Ish-deputeti i PS sulmon Pjerin Ndreun: Servil, pa shtyllë kurrizore, lezhjanët s’duan të të shohin me sy

15:17, 21/04/2019
A+ Aa A-

Eduard Ndocaj i cili synon Bashkinë e Lezhë në një prononcim për Dosja.al ka shpërthyer në akuza ndaj kandidatit tjetër për këtë bashki, nga radhët e PS-së Pjerin Ndreut. Ndocaj është shprehur se Pjerin Ndreu është servil i Ramës dhe i pushtetit dhe sipas tij është një njeri pa shtyllë kurrizore.

Ai theksoi se nuk ka asnjë shans që Ndreu të bëhet kryetar Bashkie pasi asnjë lezhjan nuk e do sepse ai ka krijuar në atë zonë mafien më të rrezikshme.

“Pjerin Ndreu është një servil i pushtetit, servil i kryetarit, një njeri pa shtyllë kurrizore dhe pa shpresë për të qenë politikan dhe kryetari i Bashkisë Lezhë. Patjetër që është i komanduar nga Rama. Socialistët e Lezhës nuk ka pyetur njeri që kur ka ardhur Rama sepse kam qenë pjesë e tyre dhe e di vetë.

Kjo parti funksionon totalisht në diktaturë të rreptë sepse kush nuk është dakord përjashtohet, siç u përjashtua Gjetan Gjetani. Për Pjerin Ndreu e ka thënë shumë mirë Gjetani se nuk ka lidhje me Lezhën dhe është një figurë e djegur. Do ishte një batutë shumë e bukur: “Je i vetmi politikan dhe bandit është i përbashkët”. Në Lezhë ka krijuar një mafie shumë të rrezikshme dhe ka marrë peng çdo institucion të Lezhës dhe jam i bindur se lezhjanët nuk do të jenë viktimë e një njeriu kaq të pabindur, të paskrupullt.”, u shpreh Ndocaj. Eduard Ndocaj është edhe vetë kandidat për këtë bashki.

Pjesë nga Intervista:

Pyetja: Kandidati i PS-së, Pjerin Ndreu ka thënë që Bashkia e Lezhës do të jetë e imja dhe pretendon se do të bëjë një fushatë shumë të fuqishme dhe rezultati do të jetë spektakolar.

Si keni menduar ta mundni dhe si mendoni se është situata në terren? Në bazën e PS-së në Lezhë ka të pakënaqur të cilët nuk e duan Pjerin Ndreun si kandidat? Kush e ka propozuar kandiadurën e Pjerin Ndreut?

Eduard Ndocaj: Ju bëj thirrje qytetarëve të Lezhës që të mos jenë viktima e dy partive të mëdha, që kanë 28 vite që drejtojnë Lezhën por Lezha sot radhitet në qytetet më të varfëria të republikës së Shqipërisë. Por mund të ishte një Zvicër e vogël me resurset e jashtëzakonshme që ka, për të qenë një qytet i bukur dhe aktraktiv për turizmin dhe shqiptarët.

Pjerin Ndreun e kanë katapultuar nga Puka në Paskuqan, nga Paskuqani e kanë pru në Lezhë. Pjerin Ndreu është një servil i pushtetit, servil i kryetarit, një njeri pa shtyllë kurrizore dhe pa shpresë për të qenë politikan dhe kryetari i Bashkisë Lezhë. Patjetër që është i komanduar nga Rama. Socialistët e Lezhës nuk ka pyetur njeri që kur ka ardhur Rama sepse kam qenë pjesë e tyre dhe e di vetë.

Kjo parti funksionon totalisht në diktaturë të rreptë sepse kush nuk është dakort përjashtohet, siç u përjashtua Gjetan Gjetani. Për Pjerin Ndreu e ka thënë shumë mirë Gjetani se nuk ka lidhje me Lezhën dhe është një figurë e djegur.

Do ishte një batutë shumë e bukur: Je i vetmi politikan dhe bandit është i përbashkët.

Në Lezhë ka krijuar një mafie shumë të rrezikshme dhe ka marrë peng çdo institucion të Lezhës dhe jam i bindur se lezhjanët nuk do të jenë viktimë e një njeriu kaq të pabindur, të paskrupullt.

Një pjesë e mirë e lezhjanëve nuk duan ta shohin me sy dhe jo t’i japin votat. Ky nuk është i denjë për të qenë qytetar i Lezhës dhe jo më kryetar Bashkie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shkodran prej Puke21/04/2019 16:35

Ky pjedhini na doli Lezhjan prej Puke . Nje ish polic I lidhur me krimin , kujtoni qe ne nje aksion ne Tirane pasi futi njerez nga jashte policise ne aksion deshi me vra Lavdrim Tufen, ndersa sot IA lepin bythen dhe imrri lepe peqe. Ky duhet fut ne burg, Jo te kandidohet.

Shto koment

Denonco