'Dita kur shqiptarët të luftojnë kundër njerëzve që mendojnë se janë Zot'

'Dita kur shqiptarët të luftojnë kundër njerëzve që mendojnë se janë Zot'

12:14, 21/04/2019

Fatmir Mediu, kryetari i PR-së, tha se dita e sotme, dita e festimit të Pashkës, është ndër të tjera dita kur shqiptarë, në emër të besimit të luftojnë kundër së keqes, kundër njerëzve që mendojnë se janë Zot në këtë vend.

“Besimtarët katolikë dhe protestantë, shqiptarët, sot festojnë ditën e Pashkës, - tha Mediu, - ringjalljen e Jezu Krishtit, ringjalljen e besimit, shpresës, shërimit dhe mirësisë, triumfit të së mirës mbi të keqen.  Jezusi,  mëshirimi i hyjnores dhe njerëzores, u sakrifikua për të shpëtuar njerëzimin nga mëkati dhe ligësia dhe ringjalli të vërtetën dhe dashurinë.

Në këtë ditë të jashtëzakonshme është momenti ku gjithsecili si i barabartë përballë Zotit duhet të kthehet drejt së mirës, faljes dhe dashurisë për njeri-tjetrin dhe dashurisë për Zotin.

Është dita kur shqiptarët, në emër të besimit të luftojnë kundër së keqes, kundër njerëzve që mendojnë se janë Zot në këtë vend, kundër arrogancës, përbuzjes, kundër atyre që janë zgjedhur për të qeverisur, për t’i shërbyer njerëzve dhe kanë zgjedhur t’i shërbejnë korrupsionit dhe krimit dhe duan t’i kthejnë shqiptarët në skllevër të pushtetit kriminal.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco