Protesta e Unazës, Visha: Hajdutë, të korruptuar, oligarkë e mashtrues, larg nga shtëpitë tona…

Protesta e Unazës, Visha: Hajdutë, të korruptuar, oligarkë e mashtrues, larg nga shtëpitë tona…

11:44, 21/04/2019

Po bëhen 6 muaj që banorët e unazës së re po protestojnë në mbrojtje të banesave të tyre të programuara për tu prishur si pasojë e një projekti korrupotiv.

Në krah të banorvë kanë qenë drejtues të opozitës shqiptare të cilët çdo ditë kanë qenë pranë banorëve dhe në mbeshteje të kauzës së tyre për të mbrojtur banesat nga shembja.

Kreu i demokratëve të kombinatit që përfshin edhe zonën e Unazës Dashnor Visha me një shenim në rrjetin social kla ka shpjeguar mbesttejne per banoret e kesja zone dhe I ka kekrura qevrisë që te heqe dote nga ky projiket tolaisht korruptiv dhe antinjerzor.

Image

“Opozita e bashkuar në përgjithsi e Partia Demokratike në veçanti në nivel qendror dhe lokal ka qenë dhe do jetë aty çdo natë e çdo moment me Banorët e Unazës së Re në mbrojtje të së drejtës Kushtetuese siç është e drejta e banesës:, shkruan Visha.

Ja postimi i tij i plotë:

LARG NGA SHTEPITË TONA

Kjo ka qenë e vazhdon të jetë kryefjala e çdo fjalimi që prej ditës së parë të 6 muajve protestë e banorëve të Unazës së Re. 
Larg Sander kimiku, larg e mos gabo të bësh atë që bëre me banorët e bregut të lumit që jua zgjove femijët e vegjël pa zbardhur dita me gaz helmues.
Jo ti Gjeneral i dështuar e pa grada, mos guxo të ju afrohesh banesave në Unazë të Re.

Mos guxo të besh një gjë të tillë se do gjykohesh nga ligji i njerezisë dhe i perendisë.

Nuk ta falim shqetesimin,stresin, lodhjen e pagjumësinë që prej datës 3 Nëntor 2018 e deri me sot.

Nuk ti falim kërcitjet e dhëmbëve në ato netë të ftohta dimri, qëndrimet me ore të tëra para dyerve të komisariateve, përballjen me forcat e ndërhyrjes shpejtë.

Jo Sander kimiku, mos gabo të futesh në Unazë të Re se nuk ti falin ato pleq e plaka, gra e femijë, të sëmurë e me halle në kurriz këto 6 muaj vuajtje e stres qe ju shkaktove.

Nuk ti falin provokimet qe ti ju bën çdo natë me agjentë civilë duke tentuar ti shtypësh me makina e duke hyrë me shpejtësi në mes të protestuesve.
Protesta qytetare është një nga vlerat me të mëdha në integritetin e njeriut e aq më tepër kur bëhet fjalë për banesën ku fut kokën e mban familjen.
Ajo kthehet në mekanizmin më të vlefshëm të reagimit në mbrojtie;

Te së drejtës së çatisë mbi kokë, 

Te jetës së munduar nga varfëria,

Të drejtës së dhunuar nga banditizmi,

Të dinjitetit të nëpërkëmbur nga anarkia, 

Të shtetit të shkatërruar nga injorantët.

Qytetarët e lirë kanë një fuqi që;

Hajdutët e të korruptuarit, banditët e dhunuesit, oligarkët e mashtruesit nuk e blejnë nëse janë të bashkuar. 
Protesa na sherben për të thënë se e verteta eshtë e padiskutueshme.

Ligësia e hajdutëria mund ta sulmojë atë, injoranca e babëzia mund ta përqeshe atë, por në fund të fundit ajo mbetet aty me qytetarët që janë shumicë e padiskutueshme mbi të keqen.

Ndaj dhe banorët e Unazës së Re janë më të vendosur se kurrë për të mbrojtur shtepitë e pronat e tyre të ndërtuara me mund e sakrifica. 
Opozita e bashkuar në përgjithsi e Partia Demokratike në veçanti në nivel qendror dhe lokal ka qenë dhe do jetë aty çdo natë e çdo moment me Banorët e Unazës së Re në mbrojtje të së drejtës Kushtetuese siç është e drejta e banesës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment