Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

Mesazhi i Metës: Shqiptarët kanë ditur të gjejnë mirëkuptimin për hir të interesit kombëtar

Mesazhi i Metës: Shqiptarët kanë ditur të gjejnë mirëkuptimin për hir të interesit kombëtar

22:18, 20/04/2019
A+ Aa A-

“Shqiptarët gjithmonë kanë pasur aftësinë e mençurinë, por edhe kanë ditur të gjejnë mirëkuptimin e të forcojnë bashkëpunimin për hir të interesit kombëtar”.
Kështu shkruan Presidenti Meta në mesazhin e tij drejtuar shqiptarëve për Ditën e Pashkëve, duke iu referuar edhe situatës së rëndë politike në të cilën ndodhet Shqipëria prej shumë muajsh.
Në mesazhin e tij Presidenti bën thirrje që “secili prej nesh të përmbushë detyrat e përgjegjësitë e veta, jo vetëm para Zotit, por edhe ndaj njëri-tjetrit, çdo ditë e parreshtur, duke u përpjekur që krahas bashkëjetesës së shkëlqyer fetare, t'i vërtetojmë botës e familjes europiane se vlerat e vyera të kombit tonë me të cilat krenohemi, triumfojnë mbi egon dhe interesat personale të secilit prej nesh”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco