‘Bujqësia dhe bletaria në mëshirë të fatit’, Braimllari: Qeveria ka braktisur fermerët

‘Bujqësia dhe bletaria në mëshirë të fatit’, Braimllari: Qeveria ka braktisur fermerët

21:24, 20/04/2019
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, ka denoncuar gjendjen e vështirë, sipas tij, të bujqësisë dhe bletarisë në vend.

Në një postim në facebook, ai tregon se ishte i pranishëm në Mazrekë të Korçës ku ka zhvilloi takime me disa fermerë ditën e sotme, ndërsa shkruan se qeveria nuk subvencionon dhe nuk përkrah fermerët.

“Sot ne Mazreke te Korces ku zhvilluam takime me disa fermere.Bujqesia dhe bletaria ne meshire te fatit. Kjo qeveri nuk subvencionon dhe nuk perkrah fermeret. Qeveria fokusohet tek fasada dhe jo tek sherbimi ndaj qyterave.

Çdo dite e me shume ky Kryeminister dhe kjo qeveri po shkeputen nga realiteti ku ndodhet vendi.  Shqiperia dhe qytetaret varferohen dhe kjo qeveri nuk ka asnje politik per ta nxjerre vendin nga varferia.  LSI angazhohet per nje plan te qarte per bujqesine. Subvencion te drejtperdrejte per çdo koke bageti, per çdo koshere blete, per çdo dynym toke te punuar. Shqiperia shtepia juaj”, shkruan Braimllari.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco