Protesta e Unazës/ Paralajmëron banori: Do vini, por do merrni kufomat tuaja

Protesta e Unazës/ Paralajmëron banori: Do vini, por do merrni kufomat tuaja

19:45, 20/04/2019
A+ Aa A-

Vijon edhe sot protesta e banorëve të Unazës së Re në Tiranë, të cilët kundërshtojnë projektin që shkatërron banesat dhe bizneset e tyre.

Një prej banorëve, teksa fliste para turmës së protestuesve, paralajmëroi se nëse do të tentohet forca ata do të dinë si ti përgjigjen.

Sipas tij, ministër i brendshëm Sandër Lleshaj është shndërruar në një ushtar të kryeministrit Rama.

“Hoqi gradat e gjeneralit dhe u bë ushtari i Edi Ramës, një piktor i dështuar, një familjar i dështuar, një plehtë që nuk gjendet në Shqipëri. Duhet të jemi të vëmendshëm. Mos e merrni me frikë që sjellin letra. I sjellin sepse duan të përshpejtojnë. Le të vijnë e do marrin kufoma. Do ikin para 30 qershorit. Mobilizohuni! Me çfarë do tu përgjigjeni dikujt që të vjen me gaz në shtëpi? Këtë mendoni”, tha një prej qytetarëve.

Protesta live:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi 20/04/2019 23:26

Ju qytetare te nderuar dhe perdhunuar nga Leshi e Rama, te vrisni per nje parakalim te gabuar, per gazin ne shtepit tuaja, per prishjen e shtepive tuaja, ju vetem lla..lla..lla dini te beni....

t20/04/2019 20:09

opozita nuk duhet te lejoje ne asnje menyyre qe per astirasit te perseritet e njejta gje barbare,antihumane,antiligjore si te breglumasit.nqs pushteti i rames do veproje atje,aty duhet te gjeje nje qendrese e cila te behet fitil i eksplozivit qe do hedhe ne ere ate pusht pushtetin e rames

Shto koment

Denonco