Ish-deputeti: Rama ka blerë mediat dhe një pjesë të ndërkombëtarëve

Ish-deputeti: Rama ka blerë mediat dhe një pjesë të ndërkombëtarëve

19:41, 20/04/2019
A+ Aa A-

Ish deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, në një intervistë në News 24, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se, përveç mediave ka blerë edhe disa ndërkombëtarë për të krijuar një fasadë që nuk tregon Shqipërinë reale.

Sipas tij, raporti më i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit është pasqyra më e mirë për situatën në vend.

“Po është e vërtetë. Të qenit në opozitë është një pozicion i vështirë, pasi i duhet të bëjë një sërë sfidash për të treguar të vërtetën. Kryeministri ka verbuar edhe ndërkombëtarët. Rama ka investuar në media dhe jo vetëm, por edhe tek ndërkombëtarët për të krijuar një fasadë, e cila nuk është e vërtetë. Raporti i DASH ishte pasqyra më e saktë e asaj që ndodh në Shqipëri.  Më mirë vonë se kurrë, ndërsa opozita do ta çojë këtë deri në fund. Ne do t’i bëjmë thirrje shqiptarëve që me çdo mjet demokratik të pamundësojmë mbajtjen e zgjedhjeve farse. Ne do t’u kërkojmë që të marrin fatin e tyre në dorë. Zgjedhjet askush nuk mund t’ua vjedhë”, është shprehur Alibeaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

i deleguari20/04/2019 20:18

Me shprehje tip "Ne do t’u kërkojmë që të marrin fatin e tyre në dorë" dhe "Noriega ka blere nje pjese te nderkombetareve" ,tashme nuk shkohet as deri ne hale zoti Alibeaj. Me gjuhen e popullit keto quhen karlliqe. Nqse keni bythe, dilini zot ketij vendi,vihuni ne balle JU,qe populli tju ndjeki! Hiqni dore njehere e pergjithmon nga shprehja "Ne do t’u kërkojmë që të marrin fatin e tyre në dorë" Nuk ka idjotesi me te madhe (nqse nuk eshte palacollek e maskarallek) se sa kur organi "Partia" e cila eshte krijuar per te patur rrolin udheheqes,kete rrol tja delegoje atij qe ja ka deleguar,pra popullit. Ku ishe ,hic gjekundi! Ju dhjefsha shkollen dhe formimin tuaj perendimor (perjashto ata me Kristal)

Shto koment

Denonco