Paralajmërimi i Silva Cakas për deputetët e rinj: Kush përdor sigën dhe emrin e LSI-së i pret...

Paralajmërimi i Silva Cakas për deputetët e rinj: Kush përdor sigën dhe emrin e LSI-së i pret...

18:00, 20/04/2019
A+ Aa A-

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka, e ftuar në Fax News, ka komentuar aktualitetin politik në vend dhe atë çfarë pritet të ndodhë.

Lidhur më vendimin e Parlamentit Holandez për të propozuar vendeve të tjera anëtare të BE-së rikthimin e regjimit të vizave për Shqipërinë, Caka tha se arsyet kërkesas për rikthimin e vizave janë rrija e kriminalitetit, transporti i lendëve narkotike dhe azilantët.

Ajo argumentoi se “ky qëndrim i Holandës nuk ka lidhje as me protestat e opozitës, as me djegien e mandateve por më këto 3 fenomene negative që lejohen nga qeveria shqiptare”.

Ndërkohë në lidhhje me zgjedhjet e ardhshme vendore dhe krijimit të grupeve të reja parlamentare Caka tha: 

“Për aq kohë sa do tëë  jenë në pushtet kryevjedhësit e zgjedhjeve ne nuk do të pranojmë të marrim pjesë. Emërimi I Damian Gjiknurit si sekretar organizativ I zgjedhjeve jo vetëm që ia ul kompetenca dikujt që vjedh vota dhe fonde publike por edhe e rit në detyrë. Nuk do të ketë zgjedhje në 30 qershor. Deputetët e rinj nuk kanë as identitet politik e as identitet personal. Ata janë aty pa asnjë lloj arsye sepse nuk dinë se çfarë përfaqësojnë. Ata nuk i njohin fare as votuesit sepse kanë pasur pozicione të tilla në fushatë. Ata persona që kanë marrë këto mandate nga radhët e LSI-së i njoh edhe personalisht dhe nuk kanë marrë as minimumin e votave. Janë interesa afatshkurtra qoftë edhe për të marrë një rrogë, pa e ditur se edhe përfitimet financiare nuk do ti marrin sepse nuk e kanë bërë as një vit në këtë detyrë. Nga sot po ju bëj një thirrje, që të ndalojnë duke thënë se janë anëtarë të LSI-së apo anëtarë të kësaj partie. Ndaj edhe nëse njëherë të vetme do ta përsërisin këtë qëndrim do të përballen me padi penale. Ligji e parashikon që ju ndalohet të përvetësojnë sigla dhe emërtesa që nuk ju përkasin dhe dënohen më gjobë deri në 2 vite burg”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco