Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

Vasili: Përbuzeni Lleshin karikaturë, shqiptarët hesapet i kanë me Ramë-mënxyrën!

Vasili: Përbuzeni Lleshin karikaturë, shqiptarët hesapet i kanë me Ramë-mënxyrën!

14:59, 20/04/2019
A+ Aa A-

Pas Edi Palokës ka reaguar ashpër, edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, për deklaratën e papërgjegjshme dhe njëkohësisht të rrezikshme të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili tha dje se nëse partitë e opozitës nuk hyjnë në zgjedhje dhe do përpiqen ti bllokojnë ato, do ti konsiderojë si banda.

Në faqen e tij në FB, Petrit Vasili, i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarëve që ta përbuzin me neveri këtë ministër karikaturë, pasi pas tij fshihet Edi Rama që është edhe mynxyra e vërtetë e shqiptarëve.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit

Përbuzeni Karikaturën Lleshaj, Edi Rama është mënxyra e Shqipërisë!!

Edi Rama është mënxyra dhe përgjegjësi i vetëm i shkatërrimit të vendit, kriminalizimit të qeverisjes, tensionit ekstrem social, kapjes se shtetit dhe varfërisë ekstreme.

Edi Rama është mënxyra dhe përgjegjësi i vetëm për shkatërrimin e drejtësisë, largimin masiv të shqiptarëve, rrezikut të rikthimit të vizave, kthimin e Shqipërisë në Kolumbinë e Europës.

Sa për këtë karikaturën, që drejton Ministrinë e Brendshme, ky është thjesht një individ i vetë-ofruar për të bërë rolin e llafazanit për të tërhequr vëmendjen nga përgjegjësi kryesor dhe i vetëm që është Edi Rama.

Ky ministër i Brendshëm karikaturë që s’di ç’flet, që grabitësit e Aeroportit nuk i kap dot, që 10 milionë eurot nuk i gjen dot se, sipas tij, edhe mund të jenë djegur, pra grabitësit i vodhën paratë që të ngroheshin në vend të druve, që në mëngjes thotë u cenua siguria kombëtare dhe në dreke thotë jo, që s’gjen dot si u vra një nga grabitësit, që thotë se banda mori grabitje shkatërrimtare dhe as bandën e as paratë nuk i kap dot, kjo karikaturë meriton veç përçmim dhe neveri. Ndaj mos u merrni me këtë karikaturë ministër.

Mënxyra e shqiptarëve ka vetëm një emër dhe ky është Edi Rama.

Ministrin Karikaturë lëreni ta mbyllë me turp dhe llum jetën e vet si gjenerali papagall, që erdhi dhe iku vetëm duke lexuar idiotësirat, që i shkruan Edi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco