Numri dy i Rilindjes, kërcënon opozitën me burg!

Numri dy i Rilindjes, kërcënon opozitën me burg!

13:37, 20/04/2019
A+ Aa A-

Pas kërcënimeve të ministrit të Brendshëm, i cili premtoi se policia do të veprojë me të gjithë forcën dhe mënyrat për të mos lejuar protesta të qytetarëve dhe opozitës në zgjedhjet fasadë të 30 qershorit, ditën e sotme me të njëjtën gjuhë ka folur edhe numri dy i Rilindjes, Taulant Balla.

Ai deklaroi nga Përrenjas, ku prezantoi deputetin Nuri Belba si kandidatin e PS për të fituar bashkinë, që deri më tani drejtohet nga Miranda Rira e LSI, se me 30 Qershor zgjedhjet do të zhvillohen dhe se kush guxon të protestojë, e pret burgu.

‘Më 30 Qershor zgjedhjet do të zhvillohen. Ta harrojë Monika, Luli e Saliu se mund të pengojnë popullin të shkojnë të votojnë. Nuk e bëjnë dot.

Është vepër penale, dënohet deri në 7 vjet burg, kushdo që pengon zgjedhësit të shkojnë në votim.

Kushdo që tenton të dhunojë qoftë derën e qendrës së votimit, e për të mos thënë pastaj, larg qoftë, të guxojë të ngrejë dorën mbi kutinë e votimit për ta dëmtuar atë, sepse dënimi është shumë i rreptë’, kërcënoi Balla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz20/04/2019 14:55

Mos e merrni seriozisht Tualetin e katunit librazhd, ket kllufin edhe per dordolec ta vesh ke ara e katunit, nuk trem as harabelat. Kutit e votimit te Ridhjerjes, vetem motra e Tualetit mund ti mbroje me pjeshken e vet.

Shto koment

Denonco