Sarkazma me selinë pa ambasador: Nxis këdo që të regjistrohet, për Ambasador i SHBA në Tiranë!

Sarkazma me selinë pa ambasador: Nxis këdo që të regjistrohet, për Ambasador i SHBA në Tiranë!

12:17, 20/04/2019
A+ Aa A-

Ditën e djeshme në një reagim për Zërin e Amerikës në edicionin shqip,  e ngarkuara me punë, Leyla Moses-Ones, në ambasadën e SHBA në Tiranë bëri thirrje dhe nxiti këdo që mendon të kandidojë, që të regjistrohet në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Këtë thirrje publicisti, Ylli Dylgjeri, e a komentuar në mënyrën e tij sarkastike duke kërkuar që të gjithë ata që mendojnë ndryshe në vendin tonë, të përgjigjen nëpërmjet reciprocitetit.

Sipas Dylgjerit, meqenëse ambasada amerikane në Tiranë nxit kandidatë dhe forca politike që janë kundër zgjedhjeve fasadë që po përgatit Rama në 30 qershor me opozitë të klonuar, atëherë është e drejtë dhe reciproke që edhe ai të bëjë një thirrje për të nxitur këdo që mendon se mund të bëjë punën e ambasadorit në këtë seli. Kujtojmë se ky post është ende vakant, që nga koha e largimit të ambasadorit Donald Lu.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

altini20/04/2019 14:38

Ylli. Mos e vrit shume mendjen se shume shume do te anullojne vizen per ne SHBA, qe ndoshta ende nuk e ke marre. Nje pyetje kam. A duhet me qene me doemos amerikan me apliku per ambasador te SHBA?

Alban Tirana20/04/2019 13:30

Në ambasadën amerikane kanë mbetur vetëm Sorrianët. DASH as që e çan shumë trapin për shqipërinë, ajo e di shumë mirë se në vëndin më të humbur në ballkan që quhet shqipëri e drejton një psikopat që më shumë është me drejtim nga Moska se sa nga amerika. Bravo amerikaaaaaaaa , "jeni vëndi më demokratikë në botë ".

SG20/04/2019 13:09

Bravo zoti Dylgjeri!!! Jane te shumte ata qe mendojne si ti por nuk kane guximin dhe kurajon ta thone. Ne fund te fundit shqiptaret shquhen si popull servile dhe spiune, te pakten keshtu na konsiderojn ne amerike dhe nuk eshte ndonje gje e re dhe e pa degjuar ndonjehere

Dordomusi 20/04/2019 12:37

Ca perle kjo hahahaaa

Shto koment

Denonco