Fashistizohet ministri Lleshi: Partitë që nuk pranojnë zgjedhje, do ti konsiderojmë ‘Banda’

Fashistizohet ministri Lleshi: Partitë që nuk pranojnë zgjedhje, do ti konsiderojmë ‘Banda’

11:47, 20/04/2019
A+ Aa A-

Që nga marrja e detyrës si ministër i Brendshëm mes shumë polemikash dhe kontestimesh, policia nën drejtimin e Sandër Lleshi, ka shfaqur dy kolona të punës së saj:

Paaftësi totale ndaj veprimtarisë së krimit nga ai ordiner deri te ai i organizuar dhe prezencë e egërsi deri të jashtëligjshme, kundër qytetarëve hallexhinj, opozitës dhe ndjekësve të saj protestues.

Kurrë më parë Policia e Shtetit nuk ishte vënë kaq ekstremisht, në shërbim të mbrojtjes dhe punëve të jashtëligjshme të pushtetit sa në këto kohë.

Ditën e djeshme Lleshi njësoj si në gati të gjitha daljet e tjera publike, në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv u shfaq më shumë se kurrë i fashistizuar.

Nuk kishte përgjigje për autorët e grabitjes së paprecedent në pistën e aeroportit të Rinasit, as për fatin e 10 milion eurove të grabitura, as për vrasjet e shumta mafioze pa autor, por kishte përgjigje të prerë, se si do të vepronte policia kundër opozitës ditën e zgjedhjeve në 30 qershor, nëse nuk merr pjesë dhe synon që të pengojë këtë farsë elektorale të Ramës.

‘Zgjedhjet nuk do të mund t'i pengojë asnjë parti që dëshiron që të kthehet në bandë’, deklaroi Lleshi.

Ky qëndrim i frikshme ndaj të drejtës së opozitës dhe qytetarëve, për të ndërmarrë aksione politike dhe për të zhvilluar protesta kundër zgjedhjeve moniste apo fasadë, madje nuk mund të quhet as ‘fashist’.

Regjimet fashiste është e vërtetë se shtypin çdo opozitë ndaj tyre me polici, siç ka bërë deri më tani dhe paralajmërojnë edhe për 30 qershorin Rama dhe Lleshi, por njëkohësisht kanë bërë që të mos pipëtijë, krimi dhe mafia.

Kurse ajo që po shohim me këtë qeveri e këtë ministër të Brendshëm është lufta e egër ndaj kundërshtarëve politikë të cilësuar si ‘Banda’ dhe nënshtrimi e madje aleancë e bashkëpunimi, me bandat e vërteta të krimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Kuti20/04/2019 16:37

Dy muter ka Shqiperia te sjellur ne pushtet, nje nga Nano, nje nga démokrati dhe kinse atdhetar i modh Kadaru.

cuf dabjoni20/04/2019 13:07

quajeni Hekuran Lleshi dhe sajoini nje karikature qe ti ngjaje ndonerit xhelat komunist.....kujdes jo Kadriut H. se atij i keni sosine Lalin e Fiqve....qe nuk e keni perdorur asnjeher ngjashmerine totale jo te rastit...

Atdhetari 20/04/2019 12:28

Ky te kana i marre krejte.Po pyes si ka mundesi te ket pas graden gjenerale.

t20/04/2019 12:04

Ti po ha vetem m...t, por neser nuk e ke menduar çfare do mbash ne kurriz,o hijenë e zgjebosur

Skrapari20/04/2019 12:03

Ky Leshi qe hiqet si trim se pari te mendoje a do tia arrije 30 qershorit, pastaj flasim per date zgjedhjsh. A e di ai qe per 10-15 minuta demokratet jane ne gjendje ta hedhin ne toke kete regjim te kalbur dhe Leshi te mos kete asnje mundesi te largohet dhe te kerkoje strehim. Provoje Lesh po ke bythe dhe do ta maresh pergjigjen sa te vlen lekura o fytyre me ngjyren e qumeshtit te prere.

Shto koment

Denonco