Zgjedhjet, Ambasada e SHBA në Tiranë: Nxisim këdo të regjistrohet

Zgjedhjet, Ambasada e SHBA në Tiranë: Nxisim këdo të regjistrohet

22:59, 19/04/2019
A+ Aa A-

Në Shqipëri, ambasada amerikane tha sot se ajo “nxit këdo që mendon të kandidojë që të regjistrohet në zgjedhjet vendore të 30 qershorit." Në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës për qëndrimin e ambasadës së Shteteve të Bashkuara ndaj zgjedhjeve vendore dhe pjesmarrjes së partive të opozitës, ndërkohë që afati për regjistrimin pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, po afron, e ngarkuara me punë Leyla Moses-Ones solli në vëmendje deklaratat e Zëvendës Ndihmës Sekretarit Matthew Palmer në Tiranë, i cili, si theksoi diplomatja amerikane “u bëri thirrje atyre partive që kanë braktisur institucionet e Shqipërisë që të riangazhohen në procesin politik. Pjesëmarrja në zgjedhjet vendore të qershorit është mundësia më e mirë për ta, që ta bëjnë këtë”.

E ngarkuara me punë u shpreh për Zërin e Amerikës, se ambasada “mirëpret konkurimin demokratik të hapur dhe energjik në kutinë e votimit. Votuesit shqiptarë duhet të kenë mundësinë të zgjedhin mes një game të gjerë kandidatësh që do t’i përfaqësojnë vërtet ata. Nxisim këdo që mendon të kandidojë që të regjistrohet”, tha ajo

Diplomatja amerikane përshëndeti njëkohësisht “hapat konstruktivë të opozitës në parlament dje, të cilët formalizuan më tej praninë dhe pozicionet e tyre si deputetë. Formimi i grupeve parlamentare – shtoi ajo - do të forcojë më tej aftësinë e tyre për të përfaqësuar zgjedhësit e tyre si anëtarë aktivë të parlamentit. Parlamenti i Shqipërisë vazhdon të funksionojë. Ky vazhdim i proceseve parlamentare – përfshi hyrjen e deputetëve të rinj, zhvillimin e debateve dhe miratimin e ligjeve – është shenjë e vazhdimësisë dhe stabilitetit të këtij institucioni të rëndësishëm demokratik”, nënvizoi e ngarkuara me punë e ambasadës amerikane.

Një ditë më parë, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim bënë të qartë se po shkojnë drejt bojkotimit të zgjedhjeve vendore. Kryesia e Partisë Demokratike dhe më pas Këshilli Kombëtar, miratuan një propozim të kryetarit Lulzim Basha sipas të cilit “PD të regjistrohet në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme”. Sipas Partisë Demokratike “kriza e rëndë politike në vend, nuk mundëson standardet demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Por përveç mospjesmarrjes, PD-ja sipas propozimit të zotit Basha do të angazhohet dhe për të bllokuar zhvillimin e zgjedhjeve. “Partia Demokratike e Shqipërisë angazhohet në mbrojtje të demokracisë dhe të drejtës së votës së lirë të mos lejojë përveç zgjedhjeve të lira asnjë farsë elektorale”, thuhet në vendim ndërsa saktësohet se angazhohet gjithashtu dhe që “të pamundësojë përmes përshkallëzimit të aksionit opozitar dhe qytetar, mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, të diktuara nga krimi i organizuar dhe paratë e pista që shkatërrojnë demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë”.

Në të njëjtën linjë ishte dhe LSI-ja. “Aksioni politik i LSI-së i inkuadruar në tërësinë e veprimit politik dhe qytetar të opozitës, do të vazhdojë me vendosmëri për të mos lejuar që në këtë vend të ketë më zgjedhje farsë”, deklaroi nënkryetari Luan Rama. Marrë nga VOA

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

cak20/04/2019 08:38

I bie me këtë që ambasada amerikane i bën thirrje edhe nipit të Enver Hoxhës të krijojë një "parti të re" të trafikantëve të kokainës e të regjistrohet për të hyrë në zgjedhje si "opozitë" e Gramoz Rruçit ?????????????????????????????????????????????????????????????

Shqiptari20/04/2019 08:15

E dashur zonje e ngarkuar me pune te pista! Pse keshtu eshte demokracia amerikane!!!! Cilen quan ti opozite ne parlamentin e krimit? Cilet zgjedhes perfaqesojne ata deputete hallexhinj? Le t'i therrasin ata zgjedhesit qe perfaqesojne ne nje salle apo shesh dhe ti numerojme se sa jane. Te lutem boll tallet bythen me popullin shqiptar si ti ashtu edhe ai i semuri mendor zv/zv/ndihmes i ndihmesit te sekretarit amerikan te shtetit! Cfare do te ishte bere ne USA sikur te dilnin pergjime dhe fakte qe Trump do te kishte bashkepunuar me kriminelet, do te kishte perdorur parate e tij per te vjedhur apo blere votat? Cfare do te behej ne USA sikur te mos ekzistoje as Gjykata Supreme dhe as Gjykata kushtetuese? Cfare do te behej ne USA sikur Sekretari i Shtetit te ishte vete Trump por te emerohej dhendrri i gruas se tij zv/sekretar i shtetit? Cfare do te behej ne USA sikur DASH te raportonte qe vendi eshte kthyer ne origjinen e krimit, korrupsionit, kondrabandes, trafikut te droges per gjithe boten? Apo nuk ju kercet shume per Shqiperine, kur vendet e BE po kerkojne rikthimin e regjimit te vizave per popullin e mjere shqiptare, sepse pushtetaret dhe kriminelet kane pasaporta diplomatike!!!!

Shto koment

Denonco