Deklarata e ambasadës amerikane/ Manjani: Ku pushteti monist sundon, nuk mund të bëhet fjalë për zgjedhje

Deklarata e ambasadës amerikane/ Manjani: Ku pushteti monist sundon, nuk mund të bëhet fjalë për zgjedhje

20:48, 19/04/2019
A+ Aa A-

Pas deklaratës së sotme të Ambasadës amerikane në Tiranë, e cila fton partitë politike të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, vjen edhe reagimi i ish-ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani.

Përmes një postimi në Facebook, Manjani ironizon me deklaratën duke u shprehur ndër të tjera se, “nëse Ambasada nxit dhe mbështet sistemin politik monist në çdo hallkë të shtetit Shqiptar, sigurisht që nuk ka përse të jemi dakort me të”.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit:

"Ambasada Amerikane thotë ndër të tjera se “... mirëpret konkurrimin demokratik në zgjedhjet e 30 qershorit....”

Ku i mirëpret?! Do bëhen gjë zgjedhje në Ambasadë?! Pse, kemi mundësi ne të konkurrojmë në zgjedhjet Amerikane?

Apo mirëpret Ambasada shqiptarët të konkurrojnë në Shqipëri?! Nuk e kuptoj çfarë “mirëpret” Ambasada Amerikane, në çështje që i takojnë thjesht Shqipërisë...

Nëse Ambasada nxit dhe mbështet sistemin politik monist në çdo hallkë të shtetit Shqiptar, sigurisht që nuk ka përse të jemi dakort me të.

Kush hyn në votime për ti bërë ato të quhen gjasme zgjedhje tradhëton rëndë interesin publik për vendosjen e sistemin DEMOKRATIK!

Dhe në këto kushte, kur shteti nuk ekziston, Kushtetuta dhe ligji kanë dalë nga loja dhe ku pushteti monist sundon, nuk mund të bëhet fjalë për zgjedhje.

Në daç ta kuptojnë, në daç jo zyrtarët e ambasadave të huaja!

Sot në rendin tonë të ditës është rivendosja e parlamentit pluralist dhe fillimi i ndërtimit të sistemit të ri demokratik".

Ndër të tjera, e ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Leyla Mones-Ones shprehet se, "Përshëndes hapat konstruktivë të opozitës në parlament dje, të cilët formalizuan më tej praninë dhe pozicionet e tyre si deputetë".

Ndërsa i ka bërë thirrje kujtdo që kërkon të kandidojë, të regjistrohet në zgjedhjet lokale.

 “Formimi i grupeve parlamentare  do të forcojë më tej aftësinë e tyre për të përfaqësuar zgjedhësit e tyre si anëtarë aktivë të parlamentit. Parlamenti i Shqipërisë vazhdon të funksionojë. Ky vazhdim i proceseve parlamentare, përfshi hyrjen e deputetëve të rinj, zhvillimin e debateve dhe miratimin e ligjeve, është shenjë e vazhdimësisë dhe stabilitetit të këtij institucioni të rëndësishëm demokratik”, thuhet në deklaratën e diplomates amerikane.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alfons Malo19/04/2019 22:59

Mua me duket si deklarate e ps qe ka bere ambasada amerikane une jam nje njeri i thjeshte por kete e kupton edhe bufi qe keta i bien fyellit me nje vrime: "hyni ne zgjedhje "Me ke? me kriminele me hajdut me shtet pa shtet pa gjykata pa prokurori edhe ata jane te edi rames .Veting veting i thencin Nuk paska nje prokuror tjeter ne Shqiperi por duhet patjeter burri nje deputet te ps, pse ndodh A nuk i sheh keto amabasada amerikane dhe BE a nuk i ben pershtypje ketyre qe deputet e "opozites" ne parlament jane si nje zgjua bletesh qe u ka ikur matka(mema ) dhe ajo blete vine verdalle rreth zgjoit e me ne fund ngordh Ku e kane liderin deputet e parlamenit kush i jep direktivat ? Patjeter taulanti.Me vjen keq per Ambasaden qe vazhdon e mbron qeverine e kapur nga krimi e korrupsioni dhe nuk thone qofte edhe nje fjale per keto por vetem se e ka fajin opozita Ai sheh demostratat ambasada ai ben pershtypje ata njerez qe dalin ne shesh se nuk kane buke te hane? Zoti i dhente mend

t19/04/2019 21:50

Ketyre manekineve te ambasadave,nuk u mjafton m...i vet por duan ti fusin hundet edhe ne m...n tone

Shto koment

Denonco