FOTO-HISTORIKE/ 27 vjet nga betimi i qeverisë së parë demokratike

FOTO-HISTORIKE/ 27 vjet nga betimi i qeverisë së parë demokratike

20:39, 19/04/2019
A+ Aa A-

Si sot, 19 prill, 27 vjet më parë do të krijohej qeveria e parë demokratike në Shqipëri.

Në një foto të publikuar sot në Tema TV shihet momenti historik i betimit në Presidencë i qeverisë që erdhi pas zgjedhjeve të para pluraliste në vend, ato të 22 marsit 1992.

Në foto shfaqet kabineti i drejtuar nga Aleksandër Meksi, i cili pas zgjedhjeve u mandatua nga Partia Demokratike për formimin e kabinetit të parë demokratik.

Qeveria e re kishte 23 pozicione, ku përveç kryeministrit, kishte edhe 2 zv.kryeministra, të cilët mbanin njëkohësisht edhe poste ministrore, një sekretar të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, 16 ministra dhe 3 kryetarë komitetesh.

Në foton në fjalë mungojnë Osman Shehu, ministër i Turizmit dhe Vullnet Ademi, sekretar i Përgjithshëm i Këshilllit të Ministrave.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ka lezet20/04/2019 10:37

Ka lezet jo me kalamaj

Shto koment

Denonco