Deputeti socialist sulmon kandidatin e PS për Lezhën: Pjerin Ndreu është njeri i pabesë

Deputeti socialist sulmon kandidatin e PS për Lezhën: Pjerin Ndreu është njeri i pabesë

20:34, 19/04/2019
A+ Aa A-

Në prag të zgjedhjeve lokale të qershorit, Gjetan Gjetani, ish-deputet i PS, e konsideron kandidatin esocialist për Lezhën, deputetin Pjerin Ndreu, si të pabesë. Ai shprehet se qytetarët para se të votojnë, duhet t’i bëjnë pyetje vetes se çfarë e lidh Pjerin Ndreun me Lezhën.

Ai dha një prononcim të shkurtër për Dosja.al

Pjerin Ndreu, miku dhe kolegu juaj do të kandidojë në Bashkinë e Lezhës. A keni ju influencë në atë bashki? A do ta ndihmoni Pjerin Ndreun?

Edhe pse më duket pyetje provokuese do përgjigjem. Është e vërtetë që e kam koleg, por nuk është e vërtetë që është miku im. Unë nuk kam miq ata që janë të pabesë. Qytetarët e Lezhës, duhet t’i bëjnë një pyetje vetes përpara se të shkojnë të votojnë, çfarë e lidh Pjerin Ndreun me Lezhën!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi19/04/2019 21:37

Pjerin Ndreun e lidh me Lezhen, interesi, bandat, mafja. Ai eshte nje i paftyre dhe i pabes flliqesir. Ka PS me te mire se ai per Lezhen.

Shto koment

Denonco