Ish-kandidati i PD në Vlorë refuzon mandatin: Nuk pranova miliona lekë dhe privilegje personale …

Ish-kandidati i PD në Vlorë refuzon mandatin: Nuk pranova miliona lekë dhe privilegje personale …

18:27, 19/04/2019

Nga Skerdilaid Sulozeqi

Djegia e mandatit!

Jam rritur, edukuar e mesuar te tregoj respekt dhe te kem moral ne jete.

Jam mesuar te jem korrekt me njerezit, e te trokas kur hyj ne nje dere.

Jam mesuar te them faleminderit dhe te lutem, te ndihmoj sa mundem te moshuarit, grate dhe femijet e cdo mik e shok.

Jam mesuar te respektoj miqte, e te mbaj fjalen.

Jam mesuar ta dua Partine Demokratike qe femije.

Jam mesuar te besoj te njerezit dhe kur nuk njihem shume me ta.

Une dogja mandatin e deputetit, refuzova miliona dhe privilegje personale per besnikeri dhe moral, per njerezit qe me kane besuar dhe votuar.

Faleminderit te gjithe votueseve dhe banoreve te Sarandes, Ksamilit, Berdeneshit, Shelegarit e gjithe zonave perreth qe me kane respektuar e votuar.

Faleminderit te gjithe shokeve e miqve te mij te shumte per cdo interesim qe kane shfaqur ndaj meje.

Interesi im i kalon kufijte e personales ne momentin qe besoj te parimet dhe vlerat. 
Dua qe ashtu sic une jam krenar per tim ate, te jene dhe femijet e mi per mua.

Sic besoj qe Lulzim Basha, forumet dhe kryesia e partise ka besuar te ata njerez qe i vendosi ne lista, tani me shtohet bindja qe me tej duhet ecur me njerez qe kane dhene dhe japin prova, jo me lojtar borxh sic u be ne listen e Partise Demokratike ne Qarkun e Vlores, te cilet braktisen anijen. O mbytemi te gjithe o shpetojme te gjithe, eshte parimi. 
Kurre me me lojtare borxh!

Nuk gjykoj kerrkend qe e pranoi, madje nder ta ka djem shume te mire, por secili eshte zot i vetes dhe ka gjykimin e vete.

E se fundmi une besoj se Shqiperia do eci perpara me Lulzim Bashen kryeminister dhe Partia Demokratike do jete promotori i zhvillimeve ne vend, per ta bere Shqiperine si gjithe Europa.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alban Tirana21/04/2019 14:13

Kurse ne këndej nga Tirona atyre meshkujve që shkelin në besë u themi " sumë q... ".

Shkodran prej Firit 19/04/2019 19:09

Kendej nga Shkodra, k’saj i thone BURRNI! Vlersime mor burre!!

Shto koment

Denonco