Holanda rikthen vizat, 'Topi' i Blushit e quan 'narko-shtet'

Holanda rikthen vizat, 'Topi' i Blushit e quan 'narko-shtet'

18:18, 19/04/2019

“Holanda po kthehet në narko-shtet”. Ky është lajmi i publikuar sot nga Top-Channel, disa ditë pasi parlamenti holandez votoi pro rikthimit të vizave me Shqipërinë, duke arsyetuar se, kjo nismë vjen pas shtimit të kriminalitetit shqiptar në Holandë, shtimit të azilkërkuesve nga Shqipëria dhe kontrollit të trafikut të drogërave të forta nga kriminelë shqiptarë.

Por në mbrojtje të qeverisë Rama, e kapur mat nga Holanda, duket se ka dalë Top-Channel i Ben Blushit.

Drejtori aktual i televizionit në fjalë, dikur mik dhe armik me kreun e qeverisë, vendos të quajë narkoshtet një vend që është shembull i demokracisë dhe forcës së ligjit në mbarë botën.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha, që të gjithë këtë e quan “Noriega-news”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco