Lajmi i fundit

LIVE/ Grupi i dialogut në komisionin e ligjeve, deklaratë për mediat

E drejta për të dyshuar/ Çfarë ka në barkun e ‘Lasgushit’ që vjen sot në Rinas?

E drejta për të dyshuar/ Çfarë ka në barkun e ‘Lasgushit’ që vjen sot në Rinas?

17:17, 19/04/2019
A+ Aa A-

Avioni i “Air Albania” vjen sot në Aeroportin e Rinasit për tu nisur sërish në mbremje në orën 20:55 drejt Stambollit me fluturimin ZB 1003.

Por kjo “linjë ajrore”, nëse mund të quhet e tillë ka ngritur shumë pikëpyetje rreth aktivitetit që realisht ushtron.

Informacioni rreth saj është shumë i paktë ndërkohë që “kompania” nuk përgjigjet kurrë në telefon nëse ndokush është i interesuar të presë një biletë apo të marrë njoftime të tjera.

Me të drejtë lindin një sërë pyetjesh, ku më kryesorja është: Çfarë ka në barkun e avionit të Air Albania, të quajtur nga Rama, “Lasgush”, në udhëtimet e tij drejt aeroportit të Rinasit?

Kjo linjë kryen vetëm një fluturim në muaj, fluturim i cili vjen gjithmonë nga Azia.

Rreth kësaj kompanie ka ngritur dyshime të forta edhe vetë BE dhe kjo lidhet me faktet se Tirana dhe Durrësi janë bërë pika grumbullimi të drogave të forta që vijnë nga Azia dhe Amerika Latine, me destinacion vendet e BE.

Pra, çfarë mund të ketë në barkun e “Lasgushit” kur ky avion ulet në Rinas???  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Latif19/04/2019 17:38

Heroine te paster

Shto koment

Denonco