Aministi në prag zgjedhjesh/ Qeveria bëhet gati të nxjerrë kriminelët nga burgu

Aministi në prag zgjedhjesh/ Qeveria bëhet gati të nxjerrë kriminelët nga burgu

16:56, 19/04/2019
A+ Aa A-

Sa herë afrohen zgjedhjet, qofshin ato lokale apo parlamentare, qeveria bën gati amnistinë për të burgosurit.

Edhe pse zgjedhjet e 30 qershorit duken në pikëpyetje, pasi opozita nuk pranon të marrë pjesë pa ikur kryeministri Edi Rama dhe pa patur një qeveri tranzitore, qeveria ka nisur punën për të kaluar në parlament ligjin e ri të amnistisë.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, gjatë takimeve në qytetin e Vlorës, ka konfirmuar se së shpejti, ligji për amnistinë  do të kthehet në parlament për t'u votuar nga opozita e re. 

“Grupi i punës është mbledhur dhe po punon për amnistinë, por do të merret parasysh edhe ndikimi që mund të ketë në fushatë", tha ajo.

Ministra Gjonaj garantoi se me opozitën e re pritet votimi në parlament i amnistisë për të burgosurit. Por nuk përmendi se cilët të burgosur do të përfitojnë nga kjo amnisti...

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco