Libri i Ambasador Laukes përplas fort realitetin politik në Kosovë

Libri i Ambasador Laukes përplas fort realitetin politik në Kosovë

13:38, 19/04/2019
A+ Aa A-

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka ka promovuar sot librin e tij të quajtur “Kosova e kërcënuar nga gjarpri i shtëpisë”, titull me të cilin i referohet idesë së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për shkëmbim të territoreve e nofkës së tij në luftë, raporton Syri.net Kosova.

Këtë e ka bërë të ditur diplomti i karrjerës, Islam Lauka, ndërkaq ka thënë se përmes librit ka dhënë argumentet e tij për paqëndrueshmërinë teorike të tezës së shkëmbimit të territoreve midis Kosovës e Serbisë, si dhe kërcënimin real që paraqet për interesat kombëtare e shtetërore.

Ish-Ambasadori Zejnulla Guda njëri nga recesentët, bëri një krahasim të raporteve diplomatike se si është realiteti në të cilin është vënë në diskutime procesi i dialogut me Serbinë, duke i cilësuar si rrethanat të pafavorshme. Ai e ka qartësuar dhe në aspektin e të Drejtës Ndërkombëtare se diskutimi për shkëmbimin e territorit nuk duhet të vendoset në tavolinën e dialogut.

Serbia nuk është faktori që e ndalon antarsimin e Kosovës në OKB, pas nuk ka të  drejtë vetoje, por ai e shikon rrezikun tek vota e Rusisë dhe e Kinës thekson Gruda. 

Kurse  Akademik Frasher Demaj, theksoi se ky libër përballë saktë realitetin politik dhe atë në dy rrafshe, si të brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm.

 Ndërsa, botuesi i "Faik Konocës"  Zejnulla Rramain tha se  domethënien e titullit të librit e shpjegon më së miri ky fragment.

“Po ndodh diçka që po shkon në kundërshtim në besimin dhe mitologjinë lidhur me gjarprin roje e shtëpisë. Ai po e kërcënon atë që besohet se duhet ta ruajë.

Autori duke u marrë me problemin më aktual politik dhe gjeostrategjik të Kosovës, në kuadër të këtij libri shtron dhe analizon me argumente e fakte bindëse pse duhet ruajtur tërësia e Kosovës edhe në këtë fazë të zhvillimit dhe të forcimit të pozitës së saj kur kanë dalë në sipërfaqe edhe propozime dhe opsione të ndryshme që tash sa kohë qarkullojnë midis nesh, por edhe ndër faktorë të ndryshëm vendimarrës të jashtëm, ka saktësuar Rramani 

Çështjet që përmenden aq shpesh “të ndëriimit të kufijve, të ndryshimit të territorit dhe të korrigjimit të kufijve”, pa hyrë në detale dhe pa konkretizuar asgjë me fakte dhe argumente, pa asnjë propozim konkret sikur kanë  për qëllim që duke i përsëritur ato të bindin njerëzit, të krijojnë bindje të përgjithshme madje edhe ta lodhin popullin që të pajtohet më në fund se ashtu është më mirë.

Në anën tjetër kam përshtypje se fare pak merremi me të kundërtën e kësaj, ose më mirë fare pak, duke marrë parasysh rëndësinë dhe pasojat e tërë kësaj përpjekje janë të angazhuara institucionet përgjegjëse për ta argumentuar atë që është në interes madhor të Kosovës”.

Lauka promovimin e ka bërë në Bibliotekën Kombëtare, ndërkaq libri është botuar nga shtëpia botuese “Faik Konica”,  raporotn Syri.net Kosova.


     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco