Pret mandatin e deputetit, por humb bashkëshorten/ Gjuzi: Ja pse gruaja më kërkoi divorcin

Pret mandatin e deputetit, por humb bashkëshorten/ Gjuzi: Ja pse gruaja më kërkoi divorcin

16:34, 19/04/2019
A+ Aa A-

Teksa pret radhën për të marrë mandatin e tij si deputet, duket se gjërat s’kanë ecur edhe aq mirë në jetën e tij private. Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, po divorcohet nga gruaja. 

I kontaktuar nga Gazeta Shqiptare, Gjuzi ka shpjeguar se ditën e sotme ka qenë një seancë, e cila nuk është  mbajtur.
Deputeti i ardhshëm bën me dije se këto lajme publikohen tani nga armiqtë e tij në politikë, që janë shtuar shumë kohët e fundit.

“Më kanë hyrë edhe në shtëpi, jo vetëm me lajme.  Në datë 19 shkurt kunata ime, motra e gruas më ka nisur një mesazh fyes, shumë fyes dhe unë i kam bërë një kallëzim penal zonjës. Bashkëshortja më ka kërkuar ta tërheq kallëzimin dhe unë i thashë jo, nuk e tërheq. Të nesërmen, pra me datë 20 shkurt ajo ka paraqitur një kërkesë për divorc. Si unë dhe bashkëshortja jemi ende në një shtëpi, pra nuk është përfundimtare ndarja. Them që më janë futur në shtëpi, pasi nipi i kunatës dhe gruas time është nënkryetar i bashkisë Shkodër. Kanë ndërhyrë gjithandej me presione dhe kërcënime që unë mos të marrë mandatin”, është shprehur Gjuzi për GSH-në.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku19/04/2019 18:09

Merr mandatin, merr 300.000 eurot, merr edhe ndonjë nga ato bax-hellat e rilindjes. Ku ka si Timi, kallbojs.

Ay19/04/2019 17:56

Si ka thonë populli "Tu u rrit tu u zbudallit". Ky është origjinali i .arit të zbudallitur

Shkodran19/04/2019 17:16

Dmth kaq kot je ti,qe si lypesh kujt as gruas tende sa ajo te la vetem per nje denoncim....a e kupton qe je kot. Nje cope mishi me dy sy...

Shto koment

Denonco