FOTO/ Gati partia e re?! Rudina Hajdari diskuton me kundërshtarin publik të Lulzim Bashës

FOTO/ Gati partia e re?! Rudina Hajdari diskuton me kundërshtarin publik të Lulzim Bashës

14:52, 19/04/2019
A+ Aa A-

Pasi shpalli veten kryetare të grupit parlametar të PD-së në Kuvend, dhe nuk mori as mbështetjen e të gjithë deputetëve të rinj, Rudina Hajdari duket se ka i nisur konsultimet në lidhje me aksionin e saj prej disa ditësh.

Faxëeb.al ka siguruar një foto ku Hajdari shihet në diskutime të zjarrta me Astrit Patozin, moment i cili është shkëputur në një takim të dy ditëve më parë mes të dyve.

Patozi është një nga personazhet që e ka mbështetur më së shumti Hajdarin, edhe përmes statuseve të tij në Facebook, ku i uron asaj rrugëtim të mbarë si lidere e opozitës së re, apo e paralajmëron për sulmet që mund t’i vinë.

Duke qenë se Patozi ka qenë një ndër kritikët më të mëdhenj të kryedemokratit Basha, me siguri plani i tyre është i njëjtë, për të dëmtuar sa më shumë pozitën e këtij të fundit në krye të partisë.

Nuk dihet nëse ditët në vijim do të kemi një bashkëpunim edhe më të afërt mes të dyve, pasi Hajdari tha dje në Kuvend se ajo do të paraqiste alternativën e saj edhe për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.

Mirëpo për këtë, deputetes i duhet të nxitojë, pasi edhe 5 ditë kanë mbetur nga afati zyrtar për regjistrimin e partive në KQZ që është 24 Prilli, dhe ajo nuk mund të dalë nën siglën e Partisë Demokratike.

Na mbetet të presim dhe të shohim nëse Hajdari dhe Patozi do të bëjnë bashkë demokratët e zhgënjyer nën një sigël të re partie…

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

RAMAZANI19/04/2019 15:49

KETA TE DY PO PERGATITEN TE KENDOJNE KENGEN TOPE TOPE O PAPAGALO.

lerimileri19/04/2019 15:30

Mos u vono moj hajdareshe por leri perallat se do turperoheni.

Askushi19/04/2019 15:17

Eh si eshte kjo pune. Keto plera kerkojne te ushqehen me kerrma. Ko p””” cka e thartume kerkone te beje opoziten e re, partin e re. Te pyesi Ramen si te veproj, pasi gjitheshka varet nga ai. Ndersa ky Patosi, bashke me mikun e tij Qifen, te krijojne nje tjeter parti. Te gjithe keta plera shohin si armik Bashen ( me shume faje sigurisht) dhe jo Ramen.

Leka 19/04/2019 15:14

E paska kapur Sorosi edhe Rudinën

Shto koment

Denonco