‘Alizoti 2‘/ Si po fabrikohet një bandë për t'i lënë ‘në derë’ Rinasin

‘Alizoti 2‘/ Si po fabrikohet një bandë për t'i lënë ‘në derë’ Rinasin

14:26, 19/04/2019
A+ Aa A-

E paralajmëroi që ditën kur doli në konferencë duke thënë se banda e grabitjes ishte shpartalluar.

Por Sandër Lleshi, i cili luan rolin e ministrit të Brendshëm, ditën që foli për mediat nuk kishte asnjë provë në dorë, vetëm trupin e pajetë të Admir Murataj. Fakti se shteti, qeveria Rama ku ai bën pjesë ka dështuar në luftën ndaj krimit, ka bërë që ministri Lleshi të nisë ngritjen e një skeme të ngjashme me dëshmitarin ‘Alizoti’.

Por këtë herë në skemë janë të përfshirë më shumë institucione, më shumë njerëz. Gjithçka po bëhet që të shpëtohet nderi i Edi Ramës dhe qeverisjes së tij të dështuar.

Kështu, prej ditësh në Elbasan po ngrihet një skenar që po e emërtojmë ‘Alizoti 2’, ashtu si dëshmitari i fabrikuar dhe instruktuar nga policia për të shpëtuar nderin e ish-ministrit Fatmir Xhafaj.

Në Elbasan kanë zbarkuar të gjithë. Shërbimi Informativ Shtetëtor, Shërbimi Informativ i Ushtrisë, dhjetëra policë, prokurorë dhe po kërkohen ‘aktorët’ e farsës së dytë të qeverisë Rama

Në krye të kësaj skeme është pikërisht njeriu që ideoi dhe krijoi skemën ‘Alizoti’. Është Albert Nushi, nëndrejtori i policisë së Elbasanit, që më parë mbante detyrën e kreut të Policisë së Fierit.

Ka qenë pikërisht Nushi ai që instruktoi dhe fabrikoi dëshmitarin e rremë Fredi Alizoti të ‘Çështjes Babale’.

Tani është sërish shteti dhe po ky njeri që po përpiqen të ngrejnë skemën tjetër të mashtrimit, duke krijuar një ‘grup kriminal’, me persona në kërkim që do të bëhen përgjegjës për dështimin spektakolar të shtetit, grabitjen në Rinas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi19/04/2019 15:31

Ky njeri ( Leshi) munde te beje gjitheshka, ky qe i hodhi helmin femijeve ne 6 te mengjesit, eshte nje moster qe nuk ndalet para asgjeje, dhe nje ushtare bythlepres i Rames. Alarme per shqiptaret

Babale 219/04/2019 15:22

Nuk besoj qe do e kene te lehte kete radhe per te fabrikuar Babale 2, sepse eshte viktima ne mes! Nuk e kane te lehte ti hane parat, sepse duhet te marrin persiper edhe te sqarojne vellezerit e Admir Muratit se kush e vrau ate, se qeverite nderrohen, por problemi ngelet!

Shto koment

Denonco