Emri/ Ja kush është sfiduesi i parë i Arta Markut

Emri/ Ja kush është sfiduesi i parë i Arta Markut

11:11, 19/04/2019
A+ Aa A-

Është regjistruar dhe kandidatura e parë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Burime nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë bërë të ditur se prokurori Olsian Çelaj ka dorëzuar kandidaturën e tij për Prokuror të Përgjithshëm.

Çela aktualisht është prokuror i Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Ky është kandidati i parë i regjistruar për postin që aktualisht e mban Arta Marku.

Pritet që të ketë edhe kandidatë të tjerë në lidhje me postin e prokurores së Përkohshme të Përgjithshme Arta Marku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Abdyl Skrapari19/04/2019 11:32

Kush do që të vij është i përfshirë në furtunën e korrupsionit dhe te bashkëpunimit anti ligjor edhe po nuk ishte do jete i detyruar ta bëjë. Nuk ka shans tjeter. Peshku qelbet nga koka. Mjerre ai popull qe po vuan. Po vuan sepse kurrë nuk pati njerëz në krye për te menduar për të. Pati njerëz dhe ka po ata njerëz që krijojn dhe zbatojnë ligje që i shërbejnë ish bllokmenëve të cilët e kane uzurpuar Shqiperinë qysh ditën famë keqe t? Nëndor 1944. Shqiperia asht ne dorën e tyre dhe popullsia tundet ne djep si çilimitë. Kerkon po sdi çfarë kerkon dhe mjerisht drejtohet nga njerëz të pa qënë që nuk shkelin kurrë interesat personale para atyre kombetare dhe ta konsiderojne ligjin si Perëndi dhe te barabartë per te gjithë.

Shto koment

Denonco