Rinasi, kinezët e lajmëruan Policinë brenda 1 minute, ka prova të sigurta!

Rinasi, kinezët e lajmëruan Policinë brenda 1 minute, ka prova të sigurta!

10:16, 19/04/2019
A+ Aa A-

Një punonjë si sigurisë së Aeroportit të Rinasit, nëpërmjet një mesazhi bërë publik sot në media, ka rrëzuar pretendimet e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshi se Policia ishte njoftuar me vonëse për grabitjen e parave në avion nga koncensionari.

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka publikuar mesazhin e punonjësit me këtë shënim: “Denoncohet mashtrimi i Vasal Kimikut! Narkopolicia u njoftua që në minutën e parë të fillimit të vjedhjes shtetërore të shekullit.”

Përshëndetje Doktor.

Është mashtrim ajo që thotë Sander Lleshaj për vonimin e njoftimit të Policisë për grabitësit në aeroportin e Rinasit.

E vërteta është se kinezët kanë lajmëruar Policinë brenda 1 minute. Kjo është 100% e sigurtë dhe ata disponojnë prova të sigurta për këtë. Ju lutem anonim.

Ky mesazh erdhi pas deklaratës së përsëritur të ministrit të Brendshëm se “do të kishte mjaftuar edhe vetëm një pjesë e këtyre parave të përvitshme, që pasagjerët paguajnë ekskluzivisht për sigurinë për ta garantuar në mënyrë të shumëfishtë perimetrin e jashtëm të Aeroportit, i cili jo vetëm që është hapur për disa sekonda, por, për më keq, Koncesionari dhe Kontraktori i tij për sigurinë nuk kanë arritur madje as të sinjalizojnë policinë për këtë thyerje të patolerueshme të sigurisë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Abdyl Skrapari19/04/2019 11:14

Keto ngjarje skandaloze na turpurojne te gjithe ne si Komb dhe i japin te drejten injorancës madhore që tê përdorin formulën empirike: "SA MIRË KEMI QËNË". Injoranca duhet te kuptoj se ne po vuajme akoma ne menyre te tmereshme politiken anti Shqiptare te asaj kohe dhe njerezit qe e vazhduan jane pjelle atij sistemi dhe po zbatojne me perpikmeri atë kauze që ka qëne është dhe do të jetë varri i Shqipërisë. Shqiptarët nuk kanë forcë të zgjedhi nje inteligjencë që ti udhëheqi drejt Demokracisë dhe angazhimit konkret ne politikën e tregut. Imazhi jonë po errësohet dita ditës sepse klasa jone inteligjente nuk është e ndërgjegjsuar dhe NUK DON TA FUSI SHQIPERINE ne rrugë me vëndet e përparuara. Kjo asht urdheri i para ardhesve te urryer. Prandaj u zbatua me perpikmeri absolute " LUFTA E KLASAVE".;

Askushi19/04/2019 10:41

Nuk e kuptoni qe te gjitha grabitjet ne Rinas, ka dore plocija e Rames dhe Leshit

Shto koment

Denonco