Lajmi i fundit

SPAK rrëzon Olsi Ramën, nuk pranon kallëzimin e tij ndaj Gazment Bardhit: Nuk është kryer asnjë shpifje

Edhe analisti pranë Ramës, e pranon: Ka deputetë që kanë sjellë në Shqipëri, para të drogës!

Edhe analisti pranë Ramës, e pranon: Ka deputetë që kanë sjellë në Shqipëri, para të drogës!

08:58, 19/04/2019
A+ Aa A-

Një nga betejat më historike të Partisë Demokratike, Ligji për Dekriminalizimin, e cila pasi u fitua nxori zbuluar një pjesë të mirë të deputetëve dhe kryebashkiakëve të Rilindjes, tregoi se deri ku ka mundur të infiltrojë krimi në Shqipëri.

Mbrëmjen e djeshme pas denoncimit të ish-zyrtarit të lartë të policisë Shemsi Prençi në “Opinion”, se deputetë të parlamentit kanë sjellë në Shqipëri para të kriminelëve shqiptarë nga jashtë vendi, edhe një nga gazetarët shumë afër Edi Ramës me qëndrimet e veta, Lorenc Vangjeli, e ka konfirmuar këtë konstatim të rëndë.

 “E konfirmoj një gjë të tillë, deputetë më pasaportë diplomatike që nuk e kishin për turp të sillnin para nga prostitucioni dhe nga trafiku i drogës. Përqindjet fillonin nga 2-3 përqind fillimisht nga Zvicra, vete më parë dhe sot ka vajtur deri në 15 për qind, për fitimet”, tha Lorenc Vangjeli.

Përveç qëndrimeve të tij sistematike në mbrojtje të hapur të Rilindjes në pushtet në çdo studio televizive,Vangjeli, futet ndër të parët në listën e gazetarëve të Ramës, të cilët “absolutisht nuk janë Kazan dhe Kadri”

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

lali19/04/2019 10:44

Ky funderrine qe e quajne k-analist eshte per burg. Ky me vetdije te plote dhe me fakte veteakuzohet per fshehje te krimit. Dhe prokuroria fle gjume si gjithmone....... . Ky duhej te ishte thirrur urgjent ne prokurori mbreme pas emisoinit per te deshmuar ne lidhje me informacionin qe ka per kete krim, pasi njihte shume mire personat, deputete e ish ministra, shumat dhe perqindjet qe fitoheshin nga kryerja e ketij krimi te rende..... . Edhe mediat duhet te jene me vigjilente pasi jo vetem te ftojne funderrina si ky ne emisione por edhe ti vene me shpatulla pas muri ose te vene ne levizje prokurorine.....

Askushi19/04/2019 10:37

Analistet me mendime te majta nuk jane armiq. Shyqyr qe sot erdhi koha te mendojme ndryshe, dhe te jemi miq e jo armiq. Ajo qe nuk duhet te ndodhi, eshte se perballe se keqes, perballe krimit, perballe bandave, korrupsionit etj, te gjithe, te majte e te djathte duhet te jene ne nje mendim. Ju kujtohet qe shtepija e bandave, te forteve ishte LSI, sepse LSI cfare donte e merrte dhe i mbante ata, dhe Muti ( Meta) quhej pragmatist. Tani qe LSI eshte jashte tepsis, keto bana i jane larguar LSI dhe i jane afruar tepsis ( Rames) dhe LSI po shkerrmoqet. Prandaj Lorenci, Nano, Fevziu, Balla, minxhizi e shume te tjere, te bashkohen perballe se keqes. Shqiperije drejt nje fundi te keq.

shqiptar19/04/2019 09:21

I ka përmendur deri Lu-ja i famshëm me emra se cilët janë këta deputetë. Përse nuk i përmend edhe Lenci me emra por vauhdon të intrigoje me përgjithësimin "deputetë" ? Është bërë si modë në mediat shqiptare që të flitet me përgjithësimin "deputetët" "politikanët" apo "ndërkombëtarët" sikur shqiptarët janë budallej e nuk dinë të dallojnë një politikan nga tjetri apo një ndërkombëtar nga tjetri. Në të gjitha shtetet me sistem demokratik pluralist. ka forca politike të majta e të djathta. Shqipëria e Enver Hoxhës nuk vuajti nga ndonjë diktaturë e djathtë por nga një diktaturë e majtë komuniste e bile e modelit më të egër, atij stalinist.

Shto koment

Denonco