Salianji 'dush të ftohtë' Gjonit: Çfarë burri je ti me këtë zë të hollë?! Trash zërin...

Salianji 'dush të ftohtë' Gjonit: Çfarë burri je ti me këtë zë të hollë?! Trash zërin...

23:14, 18/04/2019
A+ Aa A-

Ish-deputet i Partisë Demokratike, Ervin Saljanji, është tallur me deputetin e ri të ardhur nga lista e LSI-së për Tiranën në Parlament, Ralf Gjoni.

Salianji është kapur me zërin e deputetit renegat duke i thënë se, burri duhet ta ketë zërin më të trashë.

“Çfarë burri je ti me këtë zë të hollë?! Trash zërin kur flet në televizor se po ndot ambjentin politik. Atë bojën që të hodhën e ke pak”, u shpreh ish-deputeti demokrat.

“Unë kam turp që dal në të njëjtin ekran me ty, por çfarë të bëj! Ti je budalla! Ti je aty për të marrë një rrogë dhe kaq. Mos ma trash zërin mua se e ke të hollë”, vijoi Salianji.

“Unë ta trash ty dhe kryetarit tënd”, ishte përgjigja e Ralf Gjonit.

Më herët ishte drejtori i gazetës “Liberale”, Ervis Iljazaj, i cili i tha Ralf Gjonit këto fjalë: ““Je turp i madh i shoqërisë, je nje idiot politik, si nuk të vjen turp që del në ekran.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Bari Falliu19/04/2019 02:28

Kush flet per ze te holle...Kur te tall Salianji qe eshte si kermill

Shto koment

Denonco