Rektori i UT flet me emra: Si më shantazhoi Kule në bashkëpunim me mazhorancën

Rektori i UT flet me emra: Si më shantazhoi Kule në bashkëpunim me mazhorancën

23:09, 18/04/2019
A+ Aa A-

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në News24, ku ka rrëfyer arsyet përse është pezulluar nga Ministria e Arsimit.

Sipas tij ndaj tij ka nisur që në vitin 2017 dhe pas saj qëndron grupi i ish rektorit, Dhori Kule në bashkëpunim me mazhorancën.

“Lufta e dekanëve që u shprehën në mbështetje të urdhrit të ministres së arsimit, nuk ka filluar tani, por është shprehur qysh në muajin shkurt të vitit 2017. Kur sapo ka qenë krijuar bordi i administrimit. Në shkurt të vitit 2017, ka filluar një shantazh i plotë, i organizuar nga persona të cilët kanë qenë ish drejtuesit e Univesritetit të Tiranës, Dhori Kule, Ervin Demo, Edmond Rapti, Artan Hoxha. Qëllimi i tyre ka qenë bllokimi i Universitetit të Tiranës, në të gjithë komponentët e funksionimit të tij, në mënyrë që të detyronin rektorin e Universitetit për të dhënë dorëheqjen. Unë, pavarësisht nga bllokimet nuk e kam bërë këtë veprim”, u shpreh Koni.

Ai shtoi se grupi i Dhori Kules, ka vepruar për interesa personale dhe kanë bashkëpunuar me institucione shtetërore, duke hedhur kështu një akuzë shumë të rëndë, se ka patur një komplot për largimin e tij nga mazhoranca aktuale.

“Fillimisht une e kam lexuar si interesa personale të ish rektorit me grupin e tij. Në fillim kam menduar, se Kule e ka nga emocionet e lënies së detyrës. Mbi figurën time, kanë funksionuar disa agjensi dhe institucione shtetërore, duke u sinkronizuar me këta persona, për të rritur intensitetin e bllokimit të rektorit të Universitetit të Tiranës. Ky është një veprim pastër politik, një aleancë midis mazhorancës dhe grupit të ish drejtuesit të Universitetit të Tiranës”, deklaroi rektori i UT-së, Mynyr Koni.

Ditë më parë, ministrja e Arsimit dhe Sportit Besa Shahini pezulloi nga detyra rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, ndërsa i kërkoi presidentit Ilir Meta shkarkimin e tij.

Pretendimi i MAS është hapja rugë reformës së domosdoshme në Universitetin e Tiranës

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

student i irrituar19/04/2019 08:58

Qeveria nepermjet "beses se shkolluar jashte", po perpiqet t'ia lere universitetin kryehajdutit Dhori Kule qe per 8 vjet e ka bere mutsihane . Çdo perpjekje e Dhori Kules per te shtrire tentakulat e tij te kalbura dhe per te mbyllur punet e tij dhe te kases se tij , studentet e ekonomikut dhe gjithe studentet e tjere do ti pergjigjen ne menyren me spektakolare. Dhori Kule eshte pergjegjesi numer 1 i gjendjes se studenteve sot. Tenderat e godines se ekonomikut, godines se korpusit dhe abuzimeve pa fund te Dhori Kules nuk harrohen aq kollaj. Per funderrinat qe ka lene neper fakultete apo rektorat qe sot i bashkohen dhe bejne sikur iu digjet shpirti per universitetin e dine te gjithe sa kapacitet keni dhe se si iu perdor Dhori per punet e tij te pista. Te behet veting per keta persona dhe te perjashtohen nga sistemi i mesimdhenies se misioni i tyre eshte vetem VJEDHJA. Rrofshin studentet , rrofte Shqiperia

Shto koment

Denonco