Gazetari tregon dramën e tij: ‘Policia më hodhi granatë, kam probleme me dëgjimin’

Gazetari tregon dramën e tij: ‘Policia më hodhi granatë, kam probleme me dëgjimin’

23:05, 18/04/2019

Erion Skëndo, gazetar në News 24, ka bërë një rrëfim tronditës sot në emisionin “Të paekspozuarit”.

Ai tregoi se në protestën e 16 prillit, ndërsa raportonte nga terreni, policia i ka hedhur granatë zhurmuese te këmbët, duke i shkaktuar probleme serioze me dëgjimin.

Skëndaj ishte interesuar për këtë granatë,  dhe se kishte mësuar se përdorej nga forcat speciale për neutralizimin e personave me rrezikshmëri të lartë.

“Në protestën e 16 prillit, më hodhën një granatë taktike zhurmuese, isha i vetëm. Sapo kishin kaluar mjetet e ujit me presion dhe nuk kishte njerëz. Jam 30 metra larg nga parlamenti. Isha i identifikuar pasi kisha dhe xhupin e News dhe me kartë.

Kam pasur dhe kundërgaz. Nuk kishte njerëz ndonjë kalimtar tek-tuk. Të gjithë largohen, jam vetëm unë që filmoj forcat e FNSH dhe më hidhet një granatë zhurmuese që mua më ka shkaktuar dhe një dëm në veshin e majtë. Nuk jam konsultuar duke qenë se jam dhe gazetar i shëndetësisë, do pres 30-40 ditë mos ka rikuperim gradual. Atë ditë dhe dy-tre ditë më pas veshi më oshëtinte.

Unë kam pyetur ish-drejtues të lartë të forcave RENEA, kjo armë është në dispozicion të forcave speciale, përdoret për neutralizimin e personave me rrezikshmëri të lartë. Nga informacionet që kam, kjo armë përdoret për këtë gjë. Kjo është përdorur në protestën e 16 shkurtit. Përveç se bën zhurmë shurdhuese, lëshon dhe gaz CS, neutralizues ose lotsjellës”, deklaroi Skëndaj.

Drejtuesi i emisionit Ylli Rakipi e pyeti Skëndaj për detaje të tjera për këtë lloj gazi, nëse është i certifikuar për t’u përdorur kundër qytetarëve.

“Nga drejtues të RENEA-s mësova se gazi përdoret i komanduar, tek personat me rrezikshmëri maksimale, jo në masë. Më është thënë që përmbajtja e piperit kur hyn në sistemin e frymëmarrjes, në indet e buta dhe bllokon frymëmarrjen. Duhet paralajmëruar që përdoret”, tha gazetari Skëndaj.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco